Zvicra

Zvicra vendosi marrëdhënie zyrtare me Shqipërinë në fillim të viteve ’90 dhe që nga viti 1992 ka qenë e pranishme përmes programeve të zhvillimit të menaxhuara nga SDC (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe SECO (Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike). Mbështetja është ofruar kryesisht në formën e granteve dhe është shtrirë në sektorë prioritarë për zhvillimin e vendit.

Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë qeverisjen vendore, arsimin dhe formimin profesional, shëndetësinë, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes këtyre ndërhyrjeve, Zvicra ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në rritjen e pjesëmarrjes qytetare, duke promovuar modele të qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar decentralizimit dhe financave vendore, duke fuqizuar rolin e bashkive dhe rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.

Përveç zhvillimit socio-ekonomik, Zvicra ka qenë një mbështetëse e fortë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke lidhur ndihmën e saj me reformat strukturore dhe modernizimin e shërbimeve publike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ky bashkëpunim e ka pozicionuar Zvicrën si një partner strategjik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit europian.

Profil Bashkepunimi Bilateral me Zvicren (en)

Marrëveshja për bashkëpunimin teknik, financiar, humanitar me Këshillin Federal Zvicër

 

Artikuj të ngjashëm
ODA at a Glance 2024
Më Shumë
Japonia
Më Shumë