Zbatimi i Verifikimit të Identitetit Elektronik përmes Teknologjisë NFC për Portofolin Digjital të Identitetit – Masa 3.1.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për implementimin e verifikimit elektronik të identitetit përmes teknologjisë Near Field Communication (NFC) si pjesë e Portofolit Digjital të Identitetit. Zgjidhja mundëson verifikimin e identitetit duke lexuar dhe autentikuar të dhënat e kartave biometrike të identitetit dhe pasaportave elektronike, nëpërmjet integrimit me portalin e-Albania dhe përdorimit të mekanizmave të avancuar të sigurisë për validimin e dokumenteve dhe identitetit të përdoruesit.

Zbatimi përfshin verifikimin kriptografik të dokumenteve biometrike, krahasimin e të dhënave të identitetit me regjistrat zyrtarë, ruajtjen lokale dhe të enkriptuar të identitetit digjital në pajisjen e përdoruesit, si dhe mbrojtjen përmes PIN-it dhe autentifikimit biometrik. Funksionaliteti është testuar në mënyrë të plotë dhe përbën bazën teknike për zhvillimin e mëtejshëm të Portofolit Digjital të Identitetit dhe integrimin e tij me shërbimet publike elektronike, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian për identitetin digjital.

3_1_1_NFC_User_Identity_Verification_ V3

Artikuj të ngjashëm
Miratimi i Planit të Veprimit për Përmirësimin e Pozicionimit të Shqipërisë në OECD SME Policy Index – Masa 1.1.4, Hapi 5
Më Shumë
Përparimi i Shqipërisë drejt Integrimit me Tregun e Brendshëm të Energjisë Elektrike të Bashkimit Evropian dhe Bashkimit të Tregjeve Day-Ahead (Market Coupling) – Masa 4.1.1, Hapi 3
Më Shumë
Ndryshimet ligjore për përafrimin e sektorit të energjisë elektrike me Paketën e Integrimit të Tregut të Energjisë së Bashkimit Evropian – Masa 4.1.1
Më Shumë
Vendim nr. 533, datë 12.8.2024 – Për një ndryshim në vendimin nr. 161, datë 20.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2025–2027”
Më Shumë