Vendim nr. 88, datë 22.2.2023 – Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 (SKZHIE) përbën dokumentin kryesor strategjik afatgjatë të zhvillimit të Shqipërisë, duke përcaktuar vizionin, prioritetet dhe drejtimet e politikave publike deri në vitin 2030. Ajo miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe shërben si korniza bazë mbi të cilën ndërtohen të gjitha dokumentet e tjera strategjike dhe planifikimi buxhetor.

Strategjia mbështetet në tre shtylla kryesore: forcimin e demokracisë dhe institucioneve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e kohezionit social. Ajo synon integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke harmonizuar politikat kombëtare me standardet dhe prioritetet evropiane.

Në këtë kuadër, SKZHIE orienton hartimin e dokumenteve si Dokumenti i Politikave Prioritare (DPP), strategjitë sektoriale dhe programet e investimeve publike, duke siguruar një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Vendim Nr. 88, date 22.02.2023 SKZHIE 2022-2030

Artikuj të ngjashëm
Udhëzuesi i Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve dhe Pika e Kontaktit për Trajtimin e Rasteve të Sulmeve ndaj Gazetarëve – Masa 5.6.1, Hapi 1
Më Shumë
Kuadri Ligjor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës
Më Shumë
Plani i Veprimit për derregullimin gradual të tregut të energjisë elektrike për klientët e lidhur në tension të mesëm dhe të lartë, miratuar me Urdhrin Nr. 322, datë 30.12.2024
Më Shumë
Kuadri Ligjor DAAFBE
Më Shumë