Ky dokument paraqet masat e ndërmarra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata. Udhërrëfyesi për Efiçencën e Sistemit Gjyqësor 2025–2027 është hartuar në përputhje me standardet e CEPEJ dhe mbështet zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura 2024–2027. Dokumenti parashikon masa konkrete për përmirësimin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore, forcimin e kapaciteteve institucionale, përdorimin e teknologjive digjitale, zhvillimin e seancave në distancë dhe monitorimin sistematik të performancës së gjykatave, me synim rritjen e aksesit në drejtësi, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve gjyqësore dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.