Turqia ka qenë një ndër partnerët më të hershëm të Shqipërisë në fushën e bashkëpunimit për zhvillim, duke nisur angazhimin e saj që prej vitit 1991. Që nga viti 1996, ky bashkëpunim është institucionalizuar përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e projekteve me impakt social dhe ekonomik në vend.
Ndihma e Turqisë është dhënë kryesisht në formën e granteve, duke mbuluar një gamë të gjerë fushash që variojnë nga arsimi dhe shëndetësia, tek zhvillimi rural, mbështetja ndaj fatkeqësive natyrore dhe forcimi institucional. Një element i veçantë i këtij bashkëpunimi ka qenë edhe kontributi në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, duke ndihmuar në promovimin e identitetit historik dhe turizmit kulturor në Shqipëri.
Në vitin 2024, bashkëpunimi dypalësh mori një dimension të ri përmes Marrëveshjes Kuadër për Bashkëpunim për Zhvillim, e cila ritheksoi rolin e TİKA-s si instrumenti kryesor i ndihmës turke në Shqipëri. Kjo marrëveshje konsolidon partneritetin afatgjatë dhe krijon bazën për projekte të reja që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe përafrimin e Shqipërisë me standardet evropiane.
Profil Bashkepunimi Bilateral me Turqinë
Marrëveshja për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e zyrës TIKA me Turqinë