Ky dokument paraqet masat e ndërmarra nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në Shqipëri, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Komisionit Evropian. Përmes miratimit të Rregullores së re për ndryshimet në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të pronarëve të mediave audiovizive, janë vendosur kërkesa të qarta për deklarimin e pronarëve direktë dhe indirektë, raportimin e ndryshimeve në strukturën e pronësisë, verifikimin e burimeve financiare dhe publikimin e informacionit në një regjistër publik online. Dokumenti kontribuon në rritjen e llogaridhënies, parandalimin e konflikteve të interesit, forcimin e pluralizmit mediatik dhe garantimin e një mjedisi mediatik më transparent dhe të pavarur, në përputhje me Direktivën Evropiane për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD) dhe Aktin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA).