“STEP” është projekti i dytë nga tre projektet strategjike që synojnë të mbështesin qeverisjen e EUSAIR në periudhën 2023-2027 dhe financohet nga Aksi 4 i Programit IPA-ADRION.
Nëpërmjet përmirësimit dhe forcimit të Platformës së Aktorëve EUSAIR (në vijim referuar si ESP), funksionet që i atribuohen projektit në maj 2021 nga Bordi Drejtues EUSAIR janë si më poshtë:
- përfshirja dhe ndërveprimi me palët e interesuara;
- mbështetja për dialogun financiar dhe ngritjen dhe koordinimin e një rrjeti ndërmjet Autoriteteve Menaxhuese.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është :të sigurojë zbatimin më efikas të Prioriteteve dhe projekteve kryesore të EUSAIR duke:
- përditësuar dhe përmirësuar ESP-në si një mjet virtual i pasqyrës së të dhënave dhe analitikës që përshpejton vendimmarrjen e bazuar në të dhëna për tema të ndryshme dhe mbledh informacion për të krijuar afatgjatë vlera e qëndrueshme;
- zhvillimi i përfshirjes dhe angazhimit të aktorëve kryesorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Mbështetja e dialogut financiar dhe përfshirja e integrimit të EUSAIR brenda programeve kryesore të ERDF dhe Programeve të Bashkëpunimit Territorial;
- Mbështetja e integrimit të plotë të EUSAIR në kuadrin e programimit IPA III.
Rezultatet kryesore të pritshme të projektit do të jenë si më poshtë:
- përmirësimi dhe përditësimi i infrastrukturës cloud ESP;
- Krijimi i një qendre të dhënash të aksesueshme nëpërmjet ESP;
- përditësimi dhe zbatimi i një Plani të Përbashkët të Angazhimit të Palëve të Interesit EUSAIR;
- Krijimi i një zgjidhjeje të përbashkët online për dialogun me institucionet kryesore financiare për të mbështetur zbatimin e projekteve kryesore të EUSAIR dhe konsolidimin dhe gjallërimin e rrjetit të Autoriteteve të Menaxhimit të ETC;
- përshpejtimi i procesit të integrimit të projekteve kryesore dhe prioriteteve të EUSAIR në Programet IPA III.
Qasja transnacionale është thelbësore në një projekt që synon të mbështesë qeverisjen e një strategjie makro rajonalë si ajo Adriatiko-Joniane, e cila mund të konsiderohet si një laborator politik për një Evropë të ardhshme të zgjeruar.
Përgjegjës për zbatimin e paketës së 3-të të punës (WP3) “Aktorët e EUSAIR përfshirja dhe angazhimi”. WP3 synon:
- të mbështesë zbatimin e Planeve te Veprimit të EUSAIR duke siguruar përfshirjen dhe angazhimin në nivel transnacional dhe kombëtar të aktorëve kryesorë.
Aktivitete e zhvilluara deri tani janë:
- Kryerja e procedurës për përzgjedhjen e Menaxherit dhe financierit të projektit.
- Takime të realizuara:
- Takimi fillestar i projektit (kick of meeting) i projektit STEP, 20 shkurt 2024, Zagreb Kroaci.
- Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të projektit, Sibenik, Kroaci, 15 Maj, 2024.
- Mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të projektit, Tirane 07 Shkurt 2025.
- 3 takime online me drejtuesit e projektit ne lidhje me zbatimin e tij.
- Dërguar kërkesë në Ministrinë e Financave për hapjen e një llogarie speciale pranë Bankës së Shqipërisë për këtë projekt.
- Miratimi nga Ministria e Financave dhe banka e Shqiperise per hapjen e FIF.
- Dergimi i FIF Lead partnereve ne Itali.
- Pritja e transhit te prafinancimit ne llogarine e SASPAC per “StEP” sipas kodit te tij perkates.
- Raportimi për periudhën e dyfishtë PR0-1: 04/09/2023-29/02/2024 dhe RP 2: 01/03/2024-31/08/2024,
- Përgatitja e raportimit për periudhën e dyfishtë PR0-3: 01/09/2024-28/02/2025 të cilat do të përfshijnë elemente financiare dhe narrative;
- Përgatitur disa memo, si psh : për prodhimin e vulës së anullimit për projektin strategjik “STEP”, në kuadër të Programit Interreg IPA VI-B IPA Adriatic Ionian; krijimin e grupit te punes; Derguarjes se ftesave per kandidatet qe po rekrutohen per pozicionin e PM dhe FN; etj
| Titulli i projektit | EUSAIR Stakeholders Engagement Point |
| Akronimi i projektit | STEP |
| Programi | Interreg IPA VI-B IPA Adriatic Ionian (IPA ADRION) |
| Prioriteti i programit | Mbështetja e qeverisjes së rajonit Adriatik – Jon |
| Objektivi specifik | ISO 1: Mbështetja e qeverisjes së rajonit Adriatik – Jon |
| Kohëzgjatja e projektit në muaj | 52 muaj |
| Emri i partnerit kryesor | Regione Marche |
| Partnerët e projektit |
|
| Partnerë të lidhur |
|
| Buxheti i Projektit | 2,160,000 euro |
| Buxheti i SASPAC | Fondet Interreg – 376,550.00 euro (85%) |
| Kontributi i partnerit – 66,450.00 euro (15.00 %) | |
| Buxheti total i pranueshëm i partnerit – 443,000.00 euro (100%) |