Single Market


Programi Single Market është instrumenti kryesor i financimit të BE-së, i cili ka për qëllim përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm të Evropës, nxitjen e rritjes, konkurrueshmërisë dhe inovacionit. Programi mbështet bizneset, veçanërisht Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), duke eleminuar barrierat për tregtinë, duke përmirësuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe duke krijuar një mjedis më të favorshëm për biznesin. Ndërkohë që Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, vendi mund të përfitojë nga disa komponentë të programit, duke nxitur integrimin në tregun e BE-së dhe përmirësimin e praktikave rregullatore.

Fushat e veprimtarisë së programit:

• Përmirësimi i funksionimit dhe qeverisjes së Tregut të Vetëm të BE-së.
• Mbështetje për konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).
• Përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorëve dhe sigurisë ushqimore.
• Forcimi i standardizimit dhe përmirësimi i mbikëqyrjes së tregut.
• Mbështetje për autoritetet publike dhe bizneset në kalimin drejt një ekonomie të gjelbër dhe digjitale.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është përgjegjëse për menaxhimin e Programit në Shqipëri.

Për një informacion më të detajuar, lutemi t’i referoheni faqes së programit sipas linkut:
https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/find-funding/eu-funding-programmes/single-market-programme_en

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin Single Market

Pika Kombëtare e Kontaktit: znj. Anxhela Bushati (anxhela.bushati@ekonomia.gov.al)