Sigurimi i Infrastrukturës së Re për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në përputhje me Hartën e Re Gjyqësore – Masa 5.4.2

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për sigurimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme infrastrukturore për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në përputhje me Hartën e Re Gjyqësore 2022. Për këtë qëllim, godina e ish-Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj iu transferua në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor, u hartua projekti i plotë i rikonstruksionit dhe përforcimit strukturor, u siguruan lejet përkatëse të ndërtimit dhe u planifikuan fondet e nevojshme në Programin Buxhetor Afatmesëm 2026–2028.

Zgjidhja e re parashikon ambiente moderne dhe funksionale për zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore, me salla gjyqi, zyra për gjyqtarët dhe stafin mbështetës, arkiva, infrastrukturë të avancuar teknologjike dhe standarde të larta sigurie. Paralelisht, janë marrë masa të përkohshme për garantimin e vijimësisë së punës së gjykatës gjatë periudhës së rikonstruksionit. Kjo reformë krijon kushtet për një sistem apelimi më efikas, përmirëson aksesin në drejtësi dhe mbështet zbatimin e plotë të Hartës së Re Gjyqësore.

5.4.2_Step_3_Fiche_Final

Artikuj të ngjashëm
Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën kundër Financimit të Terrorizmit 2024–2030 dhe Plani i Veprimit përkatës
Më Shumë
Rritja e Transparencës përmes Platformës “Transparent Albania” dhe Publikimi i Deklaratave të Pasurisë përmes Sistemit EACIDS – Masa 5.5.1, Hapi 1
Më Shumë
Instalimi i Mbi 600 MW Kapacitete të Reja të Energjisë së Rinovueshme – Masa 4.2.2
Më Shumë
Forcimi i Mbrojtjes së Gazetarëve dhe Kapaciteteve të Institucioneve Ligjzbatuese për Trajtimin e Rasteve të Dhunës ndaj Tyre – Masa 5.6.1
Më Shumë