Kjo shkresë zyrtare e Komisionit Evropian përcjell rezultatet e vlerësimit të kërkesës së Shqipërisë për disbursimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF), të miratuara me Vendimin Zbatues të Komisionit të datës 20 maj 2026. Dokumenti konfirmon se Shqipëria ka përmbushur kushtet e përgjithshme dhe parakushtet e kërkuara për financim, ndërsa vlerëson progresin e arritur në zbatimin e Agjendës së Reformave.
Sipas vlerësimit të Komisionit, dymbëdhjetë (12) hapa reformash janë konsideruar të përmbushur me sukses, ndërsa një numër masash mbeten ende në proces zbatimi dhe përfitojnë nga periudhat e parashikuara të shtyrjes (grace period). Si rezultat i këtij vlerësimi, Komisioni miratoi disbursimin e këstit të tretë të financimit në vlerën totale prej 48.96 milionë eurosh, duke mbështetur vijimin e reformave prioritare në kuadër të Planit të Rritjes dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Letter on Decision on the assessment – December 2025 steps – AL Reform Agenda-1-2