Ky dokument paraqet Deklaratën e Garancisë (Declaration of Assurance) të dorëzuar nga Koordinatorja Kombëtare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), në mbështetje të kërkesës së Shqipërisë për disbursimin e fondeve në kuadër të Reform Agenda. Përmes kësaj deklarate konfirmohet se informacioni i paraqitur në kërkesën për financim është i plotë, i saktë dhe i besueshëm, se hapat e raportuar të reformës janë mbështetur me evidencën përkatëse dhe se ekziston një gjurmë auditimi e mjaftueshme për verifikimin e tyre.
Deklarata gjithashtu garanton funksionimin efektiv të sistemeve kombëtare të kontrollit dhe auditimit, përdorimin e fondeve në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, si dhe mungesën e rasteve të mashtrimit, korrupsionit, konfliktit të interesit, parregullsive apo financimit të dyfishtë. Dokumenti shoqërohet me përmbledhjen e auditimeve kombëtare dhe përbën një element kyç të procesit të verifikimit dhe disbursimit të fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.
Letter Nr.138 15.01.2026 submission of the Decleration of Assurance under the RGF