Shkresa Nr. 137, datë 15.01.2026 “Kërkesë për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF)”

Ky dokument paraqet kërkesën zyrtare të Republikës së Shqipërisë drejtuar Komisionit Evropian për disbursimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF), bazuar në progresin e raportuar për zbatimin e Agjendës së Reformave gjatë periudhës së raportimit dhjetor 2025 dhe për masat që përfitojnë nga periudha e shtyrë e zbatimit (grace period). Dokumenti identifikon hapat e reformës të konsideruar të përmbushur nga autoritetet shqiptare, si dhe vlerën financiare të lidhur me secilin prej tyre.

Kërkesa përfshin reforma në fushat e administrimit të tokës, investimeve publike dhe PPP-ve, klimës së biznesit, arsimit, inovacionit, transformimit digjital, sigurisë kibernetike, energjisë, drejtësisë dhe migracionit. Në bazë të progresit të raportuar, Shqipëria kërkon disbursimin e një vlere neto prej 90,930,003.21 euro, e ndarë ndërmjet mbështetjes direkte buxhetore dhe financimit përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Letter Nr.137 15.01.2026 Request for Release of Funds (1)

Artikuj të ngjashëm
Strategjia Afatgjatë për Rinovimin e Stokut të Ndërtesave, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 125, datë 28.02.2025
Më Shumë
Ligji Nr. 46/2025 “Për Prodhimin, Transportimin, Tregtimin dhe Përdorimin e Biokarburanteve dhe Karburanteve të Tjera të Rinovueshme për Transportin”
Më Shumë
Ngritja e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Harmonizimin e Legjislacionit Shqiptar me Rregulloren (BE) 2020/1056 mbi Informacionin Elektronik të Transportit të Mallrave (eFTI) – Masa 1.1.5, Hapi 1
Më Shumë
Vendimi Nr. 363, datë 30.06.2025, për ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 570, datë 03.10.2018, “Për Këshillat Mbikëqyrës të Shoqërive Tregtare në Pronësi Shtetërore”
Më Shumë