SA SKILLS

Titulli i projektit  Kompetenca të nivelit të lartë dhe të përputhura me tregun për një “Adriatik Jugor Smart dhe të Aftë” blu dhe të digjitalizuar 
Akronimi i projektit  SA SKILLS 
Prioriteti i programit  PA 4. Një zonë më sociale e programit të Adriatikut Jugor 
Objektivi specifik   S.O.4.1: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbime gjithëpërfshirëse dhe cilësore në arsim, trajnim dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës së aksesueshme, duke përfshirë nxitjen e qëndrueshmërisë për arsimin dhe trajnimin në distancë dhe on-line 
Kohëzgjatja e projektit në muaj  54 muaj (përfundon në Tetor 2027) 
Emri i partnerit kryesor  Universiteti i Malit të Zi – Instituti i Biologjisë Detare 
Partnerët e projektit 
  • Universiteti i Malit të Zi – Instituti i Biologjisë Detare 
  • Universiteti i Malit të Zi – Instituti i Biologjisë Detare 
  • Rajoni Molise – Shërbimi për konkurrencën e sistemeve prodhuese 
  • Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës 
  • Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi 
  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 
Buxheti i Projektit  4,799,677.12 euro 
Buxheti total i pranueshëm i partnerit – SASPAC  Fondet Interreg – 637,531.28 Euro (85%) 
Kontributi i partnerit –  112,505.52 Euro (15.00 %) 
Buxheti total i pranueshëm i partnerit – 750,036.80 euro (100%) 
Përmbledhje e projektit  Konkurrueshmëria dhe potenciali inovativ i rajoneve varen nga fuqia punëtore e kualifikuar. Rajonet e Adriatikut Jugor janë më të prekura nga emigracioni dhe pasojat negative të ndryshimeve demografike dhe vuajnë nga një fenomen i pafavorshëm: një pjesë e konsiderueshme e njerëzve janë joaktivë, edhe nëse rajonet vuajnë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm nëse merret parasysh brenda sektorëve të ekonomisë blu, që po përballen me një rëndësi socio-ekonomike në rritje në rajonet e Adriatikut Jugor. Në fakt, megjithëse ekonomia blu mbetet ende një koncept relativisht i ri në fushën e Programit, duhet thënë se ka një vëmendje në rritje ndaj zhvillimit të sektorëve blu në zhvillim (si turizmi blu, digjitalizimi blu, bio-teknologjitë blu, etj.), si një shtytës kyç për të gjithë rritjen socio-ekonomike dhe gjithëpërfshirëse të rajoneve të Adriatikut Jugor, jo vetëm për zonat bregdetare, por edhe për të gjithë rajonet e brendshme. Në këtë skenar, projekti SA SKILLS synon të përmirësojë disponueshmërinë e kompetencave dhe aftësive të kualifikuara në tregun e punës, si levë për të forcuar zhvillimin e sektorëve kryesorë ekonomikë të Adriatikut Jugor, me referencë specifike ndaj ekonomisë blu. Për këtë qëllim, dhe falë një qasjeje ndërkufitare, projekti ndërmerr veprime specifike për të përballuar sfidat kryesore të mungesës, nën-kualifikimit, mospërputhjes së aftësive të punës në sektorët e ekonomisë blu në zhvillim të bioteknologjive blu dhe turizmit blu.  

 

Në veçanti, projekti do të:  

1. vendosë një dialog të përhershëm ndërmjet të gjithë aktorëve të sistemeve të arsimit, trajnimit dhe profesioneve, duke mundësuar përcaktimin e një gjuhe të përbashkët ndërkufitare, një sistem të harmonizuar kualifikimi dhe prioritete të përbashkëta për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të punës;  

2. krijojë kurrikula të reja arsimore dhe shtigje të trajnimit për të prezantuar profesionistë të rinj dhe të avancuar në tregun e punës, duke mbushur boshllëkun e aftësive të padisponueshme;  

3. përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet arsimit dhe industrisë/biznesit në disa nivele për të reduktuar boshllëqet e aftësive ndërmjet ofertës tashmë ekzistuese arsimore dhe nevojave të tregut të punës;  

4. përmirësojë atraktivitetin e mundësive të karrierës. Projekti gjithashtu parashikon ngritjen e mjeteve për të përmirësuar dhe fuqizuar industrinë/biznesin në drejtim të menaxhimit të kapitalit njerëzor dhe promovimit të proceseve të mirëqenies së punëtorëve që lidhen me vlerësimin e kompetencave të brendshme (ngritjen e aftësive të kapitalit njerëzor) dhe/ose promovimin e zhvendosjes së suksesshme (rikualifikimi i kapitalit njerëzor). Midis këtyre mjeteve, Qendra e Trajnimit të Ekonomisë Blu, Grupi i Rritjes Blu dhe Platforma Digjitale e Ekonomisë Blu janë të orientuara për të ofruar një gamë të gjerë dhe mundësi trajnimi më të avancuara për industrinë dhe për të stimuluar një qarkullim ndërkufitar të aftësive dhe kompetencave sipas një sistemi i harmonizuar i kualifikimit. Në një vizion afatgjatë, projekti faktikisht kontribuon në harmonizimin e kuadrit institucional në zonën e Adriatikut Jugor për sistemet e arsimit, trajnimit dhe profesionistëve dhe stimulon një përmirësim të disponueshmërisë së aftësive të avancuara blu në tregun e punës, duke siguruar rritjen ekonomike dhe gjithëpërfshirëse të sektorëve kryesorë ekonomikë të zonës së Adriatikut Jugor. 

 

Roli i SASPAC-ut (kontributi dhe aktivitetet kryesore) në projekt  Paketa e punës 4 – Grumbullimi dhe ndarja e burimeve dhe mjeteve ndërmjet institucioneve arsimore dhe të VET dhe industrisë së BE-së 

 

Objektivat: 

– realiste dhe e arritshme deri në fund të projektit; 

– specifike (kush ka nevojë për rezultatet e projektit të ofruara në këtë paketë pune, dhe në cilin territor); 

– të matshme – tregoni ndryshimin që synoni. 

 

Objektivi specifik: 

Siguroni mjete të orientuara nga kompanitë për të forcuar kapacitetin e tyre për të vetë-vlerësuar nevojën për aftësi të reja si dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të kompetencave të reja nga tregu i punës. 

 

Objektivi i komunikimit: 

ËP synon të rrisë ndërgjegjësimin e kompanive mbi avantazhet e një kapitali njerëzor të kualifikuar dhe mbi efektet pozitive të aktivizimit të iniciativave të VET në biznesin e zakonshëm. Gjithashtu, ËP synon të fuqizojë ndërmarrjet në përdorimin e mjeteve inovative për të mbështetur zhvillimin e aftësive dhe rritjen e rritjes ekonomike 

 

Aktivitetet: 

4.1 Krijimi i mjeteve që mbështesin një ndërveprim afatgjatë midis akademisë/ofruesve të VET/industrisë 

4.2 Ngritja e mjeteve të orientuara nga industria për të rritur ndërgjegjësimin e kompanive për nevojat e aftësive dhe kompetencave në menaxhimin e burimeve njerëzore 

4.3 Integrimi vertikal i rezultateve të projektit drejt kompanive dhe ofruesve dhe sistemit të VET 

 

Grupi Punës për Menaxhimin dhe Koordinimin e projektit  Urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm nr. 152, datë 03.06.2024, i ndryshuar me Urdhrin nr. 251, datë 07.10.2024 “Për Menaxhimin dhe Koordinimin e projektit” 

Anëtarë: 

  • Z. Marjus Borokoçi, Drejtor, Drejtoria e Projekteve, Përfaqësues ligjor i SASPAC; 
  • Z. Arban Morina, Koordinator, Drejtoria e Programimit Strategjik – Staf Mbështetës; 
  • Znj. Lorela Deda, Specialist, Drejtoria e Administrimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian; 
  • Znj. Sidorela Qato, Koordinator – Drejtoria e Programimit Strategjik – Staf Mbështetës 
  • Znj. Alda Duriçi, Specialist, Drejtoria e Projekteve – Staf Mbështetës 
  • Z. Kelvin Grei Strazimiri, Analist, Drejtoria e Programimit Strategjik – Staf Mbështetës 
Zhvillime dhe aktivitete  Aktivitete e zhvilluara deri tani janë: 

  1. Hapur llogaria bankare e projektit në Bankën Credins më 06.09.2024, me shkresën nr. 8520/5 prot., të Ministrisë së Financave dhe pritet transferimi i fondeve të parafinancimit nga llogaria speciale në llogarinë e projektit në bankën Credins;  
  1. Është prodhuar vula e anulimit dhe është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për të kryer raportimet e Periudhës 2 në sistemin JEMS.  
  1. Janë realizuar 5 takime me partnerët e projektit: 

–  Organizuar takimi i parë i Komitetit Ekzekutiv për projektin “SA SKILLS”, në Mal të Zi, më 16-17 maj 2024, në Kotor, për krijimin e Tavolinës Ndërkufitare të Përhershme;  

– Takimi i dytë i Komitetit Ekzekutiv për projektin strategjik “SA SKILLS” u mbajt më 26 qershor 2024 në ambientet e Europa House (Shqipëri) dhe ishte një mbledhje e brendshme me pjesëmarrjen fizike të të gjithë partnerëve të projektit dhe Sekretariatit Teknik;  

– Takimi i tretë informativ në lidhje me projektin (Skills Info Session), u zhvillua më 27 qershor 2024 në ambientet e MBZHR dhe bashkoi të gjitha palët e interesit, si edhe u finalizuar nënshkrimi i Marrëveshjes Ndërkufitare për projektin “SA SKILLS”, ku morën pjesë të gjithë partnerët e projektit dhe palët e interesit. 

– Takimi i katërt u mbajt në datat 2-3 tetor 2024 në Kotor, ku u zhvillua një panel diskutimi për Ekoniminë Blu (në kuadër të visibilitetit të projektit), si dhe u mblodh Komiteti Eksekutiv, me prezencën e Sekretaritit Teknik për të diskutuar në lidhje me planifikimin e aktiviteteve të ardhshme të projektit.  

– Takimi i pestë u mbajt në Bari në datën 4 tetor 2024, takim i cili bashkoi palët e interesit në tavolinën ndërkufitare. Në takim u ndanë eksperiencat e palëve të interesit, u diskutuan hapat e radhës, si dhe u caktua drejtuesi i tavolinës së përbashkët ndërkufitare. 

Problematika  Fillimi me vonesë i zbatimit të projektit, ndryshimet frekuente të stafit të brendshëm për menaxhimin e projektit, si dhe kapacitet e limituara tw stafit,  kanë sjellë vonesa në zbatimin e aktiviteteve të programuara. 

~

 Application Form_SA_SKILLS_JUNE23

SA-0200142 – PARTNERSHIP AGREEMENT

SA-0200142 – SA SKILLS – Subsidy Contract

Artikuj të ngjashëm
SA GOVERNANCE
Më Shumë