Projekti “Empowerment and simplification processes for a digital and well-governed South Adriatic” (SA GOVERNANCE), ka si qëllim të përforcojë eficencën e administratës publike në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi. Fokusi parësor është në përmirësimin e shërbimeve publike nëpërmjet proceseve të digjitalizimit dhe thjeshtimit, duke rritur gjithashtu njohuritë dhe kapacitetin e institucioneve publike në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe proceseve të para-anëtarësimit.
Objektivat kryesore të projektit janë:
- Përmirësimi i efikasitetit të administratës publike: Thjeshtimi i procedurave dhe futja e mjeteve digjitale për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve në rajonet ndërkufitare (Rajoni i Puglia dhe Molisse Itali, Shqipëria dhe Mali i Zi).
- Ngritja e kapaciteteve: Fuqizimi i punonjësve të administratës publike përmes trajnimeve të përshtatura, duke u fokusuar në aftësitë digjitale dhe njohuritë e politikës së kohezionit të BE-së dhe menaxhimit të fondeve.
Aktivitetet Kyçe:
- Krijimi i një Kornizë Strategjike: Zhvillimi i aftësive digjitale përmes planeve operacionale.
- Zbatimi i Mjeteve të IT: Veprime pilot për futjen e shërbimeve digjitale specifike në administratën publike.
- Krijimi i një qendre multifunksionale: Një platformë për të mbështetur transferimin e njohurive përmes rrjeteve dhe bashkëpunimit, së bashku me një task forcë ndërkufitare që ofron ekspertizë.
- Programet e Ngritjes së Kapaciteteve: Trajnim mbi kompetencat digjitale dhe politikën e kohezionit të BE-së, duke u fokusuar në procesin e para-anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Grupet e Synuara
- Autoritetet Publike Lokale dhe Rajonale: Përfitues të drejtpërdrejtë, të përfshirë kryesisht në ngritjen e kapaciteteve dhe transferimin e njohurive.
- Publiku i Përgjithshëm dhe Ofruesit e Infrastrukturës: Përfitues indirekt, që marrin shërbime me cilësi më të lartë nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit të administratës publike.
Partnerët e Projektit
- Rajoni i Pulias (Itali) si partner kryesor (Lead Partner);
- Rajoni Molise (Itali);
- Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri);
- Ministria e Financave dhe Ministria e Çështjeve Evropiane (Mali i Zi).
Buxheti
- Buxheti i përgjithshëm i projektit është përafërsisht 4.5 milionë euro, me 3.7 milionë euro të financuara përmes programit IPA III CBC (financimi i BE-së).
- Përsa i takon SASPAC buxheti është në total 962.066,00 euro. Të financuara nga IPA III CBC janë 817.756,10 euro ose 85% e vlerës totale. Kontributi ynë është 144.309,90 euro ose 15% e vlerës.
~
SA-0200126_SA GOVERNANCE_Application_Form_V1.0_en