Rritja e Pjesëmarrjes së Punëkërkuesve të Papunë në Programet Aktive të Tregut të Punës në 15.9% – Masa 2.2.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për rritjen e pjesëmarrjes së punëkërkuesve të papunë të regjistruar në Programet Aktive të Tregut të Punës (ALMP). Gjatë periudhës janar–qershor 2026, gjithsej 10,800 punëkërkues morën pjesë në programe të nxitjes së punësimit dhe formimit profesional, duke arritur një nivel pjesëmarrjeje prej 15.9% të numrit mesatar të punëkërkuesve të regjistruar dhe duke tejkaluar objektivin prej 8% të përcaktuar në Agjendën e Reformave.

Rezultati u mbështet nga zgjerimi i shërbimeve digjitale për aplikim përmes portalit e-Albania, integrimi i sistemeve të informacionit për shërbimet e punësimit dhe formimin profesional, si dhe rritja e konsiderueshme e financimit publik për programet aktive të tregut të punës. Reforma forcon politikat e punësimit, përmirëson aksesin në mundësitë e trajnimit dhe punësimit dhe rrit efektivitetin e shërbimeve publike të punësimit.

2.2.1_Step_4_ALMP

Artikuj të ngjashëm
VENDIM Nr. 91, datë 12.2.2025 – PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË POLITIKAVE PRIORITARE 2026–2028
Më Shumë
Plani Trevjeçar i Ankandeve për Zhvillimin e Kapaciteteve të Reja të Energjisë së Rinovueshme 2025–2027, miratuar me Urdhrin Nr. 321, datë 30.12.2024
Më Shumë
Miratimi i Kuadrit Ligjor për Qëndrueshmërinë e Biokarburanteve dhe Biomasës në Përputhje me Direktivën e Energjisë së Rinovueshme – Masa 4.2.2
Më Shumë
Deregullimi i Tregut me Pakicë të Energjisë Elektrike për Klientët e Lidhur në Tension të Mesëm (10 kV dhe 6 kV) – Masa 4.1.2, Hapi 1
Më Shumë