Rishikimi dhe Miratimi i Kurrikulave të Arsimit dhe Formimit Profesional në Përputhje me Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3) – Masa 2.1.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për rishikimin dhe miratimin e kurrikulave të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në fusha prioritare të përcaktuara nga Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3) 2024–2030. Me Urdhrin e Ministrit Nr. 283, datë 29.06.2026, u miratua paketa e kurrikulave për vitin shkollor 2026–2027, e cila tejkalon kërkesën minimale prej pesë kurrikulash dhe përfshin programe të reja dhe të përditësuara në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kurrikulat e miratuara mbulojnë fusha si programimi i softuerëve, zhvillimi i faqeve të internetit, multimedia, mekatronika, shërbimet e punësimit, tregtia elektronike, ndërtimi, veterinaria dhe shërbimet sociale, duke forcuar aftësitë digjitale, teknike dhe profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Reforma kontribuon në modernizimin e sistemit të AFP-së, rritjen e cilësisë së kualifikimeve profesionale dhe përafrimin e tyre me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (EQF).

2.1.1_VET_Curricula_Revised_Fiche_V2

Artikuj të ngjashëm
Raporti Vjetor 2025 i Republikës së Shqipërisë mbi Zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF)
Më Shumë
Matrica e Strategjive Aktive të miratuara në vitin 2025
Më Shumë
Udhërrëfyesi për Efiçencën e Sistemit Gjyqësor në Shqipëri 2025–2027 dhe zbatimi i Strategjisë për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura në Gjykata – Masa 5.4.2, Hapi 1
Më Shumë
Funksionalizimi i Sistemit të Garancive të Origjinës për Energjinë nga Burimet e Rinovueshme – Masa 4.2.2
Më Shumë