Raport Përmbledhës mbi Auditimet e Kryera gjatë Gjysmës së Dytë të Vitit 2025 në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF)

Ky raport paraqet një përmbledhje të auditimeve të kryera nga njësitë e auditimit të brendshëm në institucionet publike që përfshihen në zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF) gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025. Dokumenti është përgatitur nga Drejtoria e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave dhe ofron një vlerësim të funksionimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimit financiar dhe mekanizmave të monitorimit në institucionet përgjegjëse për zbatimin e reformave.

Raporti analizon gjetjet kryesore të auditimeve, rekomandimet për përmirësimin e proceseve të menaxhimit dhe kontrollit, si dhe nivelin e rrezikut të identifikuar në institucionet e audituara. Vlerësimi konkludon se sistemet e kontrollit të brendshëm funksionojnë përgjithësisht në mënyrë efektive, megjithëse evidentohen fusha që kërkojnë përmirësime të mëtejshme në aspektin e menaxhimit të riskut, dokumentimit, procedurave administrative dhe monitorimit të performancës. Dokumenti shërben si instrument i rëndësishëm për garantimin e integritetit, transparencës dhe përdorimit efektiv të fondeve në kuadër të Agjendës së Reformave.

Summary Audit Report on Audit 2026

Artikuj të ngjashëm
Thjeshtimi i Procedurave të Lejeve për Projektet e Energjisë së Rinovueshme dhe Krijimi i Skemës së Mbështetjes për Vetëprodhuesit – Masa 4.2.2
Më Shumë
Kërkesë për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF), 15 Korrik 2025
Më Shumë
Vendimi Nr. 364, datë 30.06.2025, për miratimin e listës së Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit në përputhje me Direktivën NIS2
Më Shumë
Përmirësimi i Kuadrit Ligjor për Instrumentet e Mbështetjes së Inovacionit në përputhje me Praktikat e Bashkimit Evropian – Masa 3.2.1
Më Shumë