Programet INTERREG | Transnacionale

Programet Interreg / Transnacionale

Shqipëria merr pjesë në programe të Bashkëpunimit Territorial që nxisin zhvillimin rajonal, inovacionin, mbrojtjen e mjedisit dhe qeverisjen e mirë.

Periudha IPA III — 2021-2027

Shqipëria merr pjesë në 6 programe Interreg/transnacionale, plus ESPON. Klikoni mbi secilin program për të parë detajet dhe dashboardin.

+
Adriatik

Interreg IPA Adriatiku Jugor
IT – AL – MNE

Tri-palësh · Buxheti: 81.3 mln € · Përfitimi AL: 17.17 mln € për 86 projekte

Interreg IPA Adriatiku Jugor 2021-2027 është një Program bashkëpunimi ndërkufitar i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA III. Ndërtohet mbi rezultatet e programit Interreg IPA BNK Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020 dhe synon një Adriatik Jugor më të mençur, më të gjelbër, më të lidhur, më social dhe me qeverisje më të mirë. Autoriteti Menaxhues: Rajoni i Puljas, Itali.

Zonat e lejueshme I gjithë territori AL, i gjithë MNE, Italia: Rajoni Puglia (Foggia, Bari, Lecce, Barletta-Andria-Trani, Taranto) dhe Rajoni Molise (Isernia, Campobasso)
Buxheti total 81,258,769 € (15% bashkëfinancim)
Përfitimi i Shqipërisë deri në 17,174,009 € për 86 projekte me përfitues shqiptarë

Prioritetet:

BE më e zgjuar · BE më e gjelbër · BE më e lidhur · BE më Sociale · Qeverisja

Thirrjet për projekte:

Thirrja Tipi Buxheti Projekte AL Lead
1-rë Strategjike 24 mln € 5 1
2-të Shkallë e vogël 5 mln € 40 6
3-të Standarde 38 mln € 43 7

Projektet strategjike dhe shkallë të vogël në zbatim nga 2023. Projektet standarde nisin gjatë vitit 2025.

Pika Kombëtare e Informimit: Z. Arvit Osja — arvit.osja@saspac.gov.al

Web programi: southadriatic.eu

📊 Dashboard Shqipëria
Dashboard South Adriatic — Shqipëria

🌐 Faqja e Programit

+
Bazë ligjore
Ligji nr. 8, datë 08.02.2024 — Ratifikimi i Marrëveshjes Financiare

+

Interreg IPA Greqi – Shqipëri
GR – AL

Dy-palësh · Buxheti: 33.3 mln € · Përfitimi AL: 8.36 mln € për 17 projekte

Mbështet bashkëpunimin midis dy vendeve duke shfrytëzuar përparësitë e rajonit ndërkufitar. AM: Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Greqi.

Zonat AL Qarku Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Fier
Zonat GR Maqedonia Perëndimore (Grevena, Kozani, Kastoria, Florina), Epiri (Arta, Preveza, Thesprotia, Janina), Ishujt Jonian (Zakynthos, Korfuz, Itaka, Kefalonia, Lefkada)
Buxheti total 33,312,503 € (20% bashkëfinancim)
Përfitimi AL 8,357,277 € për 17 projekte

Prioritetet:

Evropë më e gjelbër · Evropë më e lidhur (transport & rrjete dixhitale) · Evropë më sociale

Thirrja 1-rë — Standarde (17 mln €):

17 projekte të kontraktuara · AL Lead Partner: 1 · Përfitimi AL: 8.36 mln €. Zbatimi nisi gjatë 2025.

Thirrja strategjike — 4 projekte (8.6 mln €):

Projekti Buxheti Partnerë AL
Qytete të Zgjuara / Smart Cities 1.8 mln € 2
Park i Ekonomisë Rrethore 1.8 mln € 2
Mjete Digjitale për Mbetjet Urbane 2.5 mln € 2
Rrugë Turistike Tematike 2.5 mln € në konsultim

Pika Kombëtare e Informimit: Znj. Eniana Koçiaj — eniana.kociaj@saspac.gov.al

Web programi: greece-albania.eu

📊 Dashboard 2021-2027
Dashboard Interreg CBC Greqi – Shqipëri 2021-2027

📊 Dashboard 2014-2020
Dashboard CBC Greqi – Shqipëri 2014-2020

🌐 Faqja e Programit

+
Bazë ligjore
Ligji nr. 75, datë 25.07.2024 — Ratifikimi i Marrëveshjes Financiare

+

Interreg IPA ADRION
Adriatiko-Jonian

Transnacional · 10 shtete · Buxheti: 160.8 mln € · Përfitimi AL: 8.26 mln € + 850k € · Përfshin EUSAIR

Program transnacional që investon në sisteme rajonale inovacioni, trashëgimi kulturore dhe natyrore, qëndrueshmëri mjedisore, transport dhe forcim kapacitetesh. Vepron si nxitës politikash dhe novator në qeverisje, në dobi të mbi 70 milionë banorëve të rajonit Adriatiko-Jonian. AM: Rajoni Emilia-Romagna, Itali.

Vendet BE Italia (rajonet lindore), Greqia, Sllovenia, Kroacia, San Marino
Vendet IPA Shqipëria, BiH, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut
Buxheti total 160,810,020 € (15% bashkëfinancim)
Përfitimi AL 8,255,325 € për 51 projekte + 850,000 € (StEP & EUSAIR Facility Point)

Prioritetet:

Rajon më i zgjuar · Rajon më i gjelbër & qëndrueshëm ndaj klimës · Rajon neutral ndaj karbonit & më i lidhur · Qeverisja Adriatiko-Joniane

Thirrjet:

Thirrja Buxheti Statusi
Strategjike — Qeverisja 10 mln € AL në 2 projekte
1-rë — Të gjitha prioritetet 65 mln € 60 projekte në zbatim · AL përfiton 7.4 mln €
2-të — Inovacion, mjedis, transport 21.8 mln € në vlerësim

Pika Kombëtare e Kontaktit: Z. Elidon Dodaj — elidon.dodaj@saspac.gov.al

Web programi: adrioninterreg.eu

📊 Dashboard Shqipëria
Dashboard IPA ADRION — Shqipëria

🌐 Baza e Projekteve

+
Bazë ligjore
Ligji nr. 73, datë 25.07.2024 — Ratifikimi i Marrëveshjes Financiare

Strategjia EUSAIR — Rajoni Adriatiko-Jonian

Shqipëria është pjesë e EUSAIR bashkërisht me 10 vende të tjera. Strategjia funksionon mbi Planin e Veprimit të miratuar nga Komisioni Evropian dhe synon nxitjen e rritjes ekonomike dhe mirëqenies në rajon.

Shtyllat kryesore:

Zhvillimi Blu · Ndërlidhja (transport & energji) · Mbrojtja e mjedisit · Turizmi i qëndrueshëm · Kohezioni social

Shqipëria: bashkë-drejtuese e Shtyllës 4 — Turizmi i Qëndrueshëm (me Kroacinë). SASPAC përfituese e Projektit EUSAIR Facility Point. Gjatë 2025: pjesëmarrje në Forumin e 10-të EUSAIR (Kretë), 25-vjetorin e Nismës Adriatiko-Joniane (Ankona), Mbledhjen e 3-të të Grupit Drejtues (Sarajevë).

Nëpunësi i projektit: Znj. Evis Mehaj — evis.mehaj@saspac.gov.al

Web: adriatic-ionian.eu

+

Interreg Euro-MED
Mesdheu

Transnacional · 14 shtete · Buxheti: ~294 mln € · Përfitimi AL: 5.32 mln € për 22 projekte

Program i Bashkëpunimit Territorial që synon Mesdheun më të mençur dhe më të gjelbër, me qeverisje më të mirë mes palëve. Mbështet projekte për ndryshimet klimatike dhe mjedisin. AM: Rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur, Francë.

Vendet BE Bullgari, Qipro, Kroaci, Francë, Greqi, Itali, Maltë, Portugali, Slloveni, Spanjë
Vendet IPA Shqipëri, BiH, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut
Buxheti ~294 mln € (20% bashkëfinancim)
Përfitimi AL 5,318,553 € për 22 projekte

Prioritetet:

Mesdheu më i zgjuar · Mesdheu më i gjelbër · Qeverisje më e mirë Mesdhetare

Thirrjet (5 gjithsej):

Thirrja Tipi Buxheti Partnerë AL Përfitimi AL
1-rë Qeverisje 19 mln € 2 850 mijë €
2-të Tematike 118 mln € 12 2.38 mln €
3-të Qeverisje 17 mln € 2 541 mijë €
4-rt Tematike 44 mln € 6 1.19 mln €
5-të Strategjike terr. 35 mln € 2 841 mijë €

Web programi: interreg-euro-med.eu

📊 Dashboard Shqipëria
Dashboard Interreg Euro-MED — Projektet në Shqipëri

🌐 Projektet e Programit

+
Bazë ligjore
Ligji nr. 1, datë 25.01.2024 — Ratifikimi i Marrëveshjes Financiare

+

Interreg URBACT IV

Zhvillim urban · 32+ shtete · Buxheti: 108 mln € · Përfitimi AL: 340,260 € për 5 projekte

URBACT IV (2021–2027) u miratua nga KE më 19 shtator 2022 dhe përfshin për herë të parë Shqipërinë. Forcon kapacitetet e bashkive për planifikim e menaxhim të integruar urban, përfshirje në vendimmarrje dhe politika urbane gjithëpërfshirëse.

Vendet 27 Shtete BE, Norvegjia, Zvicra + Vendet IPA (Shqipëri, Mal i Zi, Serbia, Maqedoni e Veriut, BiH)
Buxheti 108,063,537 € (fonde IPA: 5,160,000 €)

Prioritetet:

Qytete më të gjelbra · Më të zgjuara · Më përfshirëse · Më të lidhura · Më të qeverisura mirë

Bashkitë shqiptare përfituese:

Bashkia Rrjeti Vlera
Tiranë Remote-IT 54,629.75 €
Tiranë LET’S GO CIRCULAR 73,275.00 €
Lezhë Re-Gen 66,348.00 €
Lezhë Përshpejtimi për Pionierët 35,000 €
Kamëz U.R.Impact 65,950.00 €
Përmet ARCHETHICS 79,969.94 €
Himarë Përshpejtimi për Pionierët 35,000 €

Pikat Kombëtare URBACT: Znj. Alba Ibrahimi — alba.ibrahimi@saspac.gov.al

Web programi: interreg.eu/urbact-iv

📊 Dashboard URBACT
Dashboard URBACT IV — Shqipëria

🌐 Rrjetet URBACT

+
Bazë ligjore
Ligji nr. 72/2024, datë 25.07.2024 — Ratifikimi i Marrëveshjes së Financimit URBACT IV

+
EU

Interreg Europe

Ndërrajonal · 36 shtete · Buxheti: 493 mln € · Përfitimi AL: 7.15 mln € për 32 projekte

Program bashkëpunimi ndërrajonal që mbështet qeveritë vendore, rajonale dhe kombëtare në hartimin e politikave më të mira. Në korrik 2024 u pranuan zyrtarisht 7 vende kandidate, përfshirë Shqipërinë. AM: Rajoni Hauts-de-France.

Vendet 27 BE + Norvegjia, Zvicra + 7 kandidate (Shqipëri, BiH, Moldavi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Ukrainë)
Buxheti 493,103,338 € (20% bashkëfinancim)
Partnerë AL · Përfitimi 24 partnerë · deri në 7,145,074 € për 32 projekte

Prioritetet:

Evropë më e zgjuar · më e gjelbër · më e lidhur · më Sociale · më afër qytetarëve · Qeverisje më e mirë rajonale

Thirrjet:

Restricted call (5.7 mln €) për përfshirjen e partnerëve nga 7 vendet e reja në projektet ekzistuese · Thirrja 3-të (130 mln €) gjithëpërfshirëse. Projektet nisen zbatimin në maj 2025.

Web programi: interregeurope.eu

📊 Dashboard Shqipëria
Dashboard Interreg Europe — Shqipëria

🌐 Projektet e Miratuara

+
Bazë ligjore
VKM Nr. 701, datë 26.11.2025 — miratuar në parim, në proces ratifikimi nga Kuvendi i Shqipërisë

+

ESPON

Analizë territoriale · Vend vëzhgues · Kërkime dhe njohuri rajonale

ESPON mbështet analizën territoriale dhe prodhimin e njohurive për zhvillimin rajonal dhe kohezionin territorial. Shqipëria merr pjesë kryesisht përmes institucioneve kërkimore dhe atyre të politikë-bërjes.

Angazhimi financiar i kufizuar, por kontributi strategjik në planifikim është i konsiderueshëm. Shqipëria vijon përpjekjet për të formalizuar përfshirjen. Në dhjetor 2024 u hap thirrje për kërkime territoriale.

Web programi: espon.eu

Periudha IPA II — 2014-2020

Programet e përfunduara Interreg gjatë periudhës së mëparshme financiare.

+

Interreg IPA BNK Itali – Shqipëri – Mali i Zi
2014-2020

99 projekte · 84.1 mln € · Buxheti AL: 20.55 mln € · 140 partnerë AL

Mundësoi shkëmbimin e përvojave, veprime pilot dhe investime. Buxheti total: 92,707,558 €.

Prioritetet: Konkurrenca e SME-ve · Trashëgimia kulturore & turizmi · Mbrojtja e mjedisit · Transporti ndërkufitar

+

Interreg IPA BNK Greqi – Shqipëri
2014-2020

67 projekte · 64.6 mln € · Buxheti AL: 22.5 mln € · 128 partnerë AL

Forcoi bashkëpunimin me fokus në infrastrukturë, mjedis, energji dhe sipërmarrje. Buxheti total: 67,414,527 €.

Prioritetet: Mjedisi, transporti & infrastruktura · Ekonomia lokale

📊 Dashboard 2014-2020
Dashboard CBC Greqi – Shqipëri 2014-2020

+

Interreg ADRION
2014-2020

57 projekte · 108 mln € · Buxheti AL: 6.1 mln € · 65 partnerë AL

Investoi në inovacion, trashëgimi, transport dhe kapacitete për 10 shtete. Buxheti total: 117,918,198 €.

Prioritetet: Rajoni inovativ · Qëndrueshmëria · Lidhja rajonale · Qeverisja EUSAIR

+

Interreg MED
2014-2020

36 projekte · 231 mln € · Buxheti AL: 4.6 mln € · 47 partnerë AL

Promovoi zhvillimin e qëndrueshëm në Mesdhe: inovacion, burime dhe përfshirje sociale. Buxheti total: 233,678,791 €.

Prioritetet: Inovacioni · Efiçenca e energjisë · Kultura & turizmi

+

Interreg BalkanMED
2014-2020

36 projekte · 39.7 mln € · Buxheti AL: 5.7 mln € · 47 partnerë AL

Forcoi bashkëpunimin rajonal duke kapitalizuar përvojat e “Europa Juglindore 2007-2013”. Buxheti total: 39,727,654 €.

Prioritetet: Sipërmarrja & Inovacioni · Mjedisi

Për çdo program, Pikat Kombëtare të Kontaktit funksionojnë pranë SASPAC.

Informacioni i përditësuar: shkurt 2025.