Programe të Unionit
Cikli aktual
Marrëveshja Kuadër
Vite cikli
Koncepti
Çfarë janë Programet e Unionit
Programet e Unionit (Union Programmes) konsiderohen si një seri masash të integruara, të promovuara nga BE, të cilat kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare dhe partnere lidhur me politikat e BE-së për një periudhë të caktuar kohore.
Programet e Unionit financohen nga buxheti i përgjithshëm i BE-së, duke mbuluar fusha të ndryshme: nga mbrojtja e mjedisit, kërkimi dhe inovacioni, energjia dhe transporti, deri te zhvillimi i sipërmarrjes dhe konkurrueshmëria.
Ato përfaqësojnë instrumente të rëndësishme për përcaktimin dhe zbatimin e politikave të brendshme të BE-së.
Konteksti
Pjesëmarrja e Shqipërisë
Pjesëmarrja e përfituesve të IPA-s në Programet e Unionit ka për qëllim t’i përgatisë ata për anëtarësim të plotë, duke siguruar një integrim më të afërt me BE-në. Kjo u mundëson qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile dhe sektorit privat të njihen dhe të përfitojnë nga politika të ndryshme të BE-së.
Fushat kryesore përfshijnë: kërkimin, konkurrueshmërinë dhe inovacionin, median, arsimin, shëndetësinë, rininë, kulturën, mjedisin, politikën doganore, luftën kundër varfërisë dhe luftën kundër papunësisë së të rinjve.
Menaxhimi
Kuadri institucional
Për menaxhimin dhe koordinimin e Programeve të Unionit, kuadri institucional shqiptar mbështetet në një strukturë të qartë me përgjegjësi të ndara mes Koordinatorit Kombëtar IPA dhe Pikave Kombëtare të Kontaktit.
Cikli aktual
Programet 2021 – 2027
Për ciklin e programeve 2021–2027, Shqipëria është pjesëmarrëse në 13 Programe të Unionit që mbulojnë fusha kyçe të politikave evropiane.
Kuadri ligjor
Dokumentet e Referencës
Baza ligjore që rregullon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programet e Unionit.
Marrëveshja Kuadër
• Marrëveshja Kuadër (22 nëntor 2004) — Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programet e Unionit.
• Ligji Nr. 9404, datë 19.5.2005 — Për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër.