Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
Në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës për dërgimin e një kërkese apo ankese duhet të përdoret formati standard i përcaktuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe adresa postare, si vijon:
Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës
Rruga “Kuvajt”, Tiranë,
Shqipëri
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.