Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të SASPAC për të marrë vendime

  • Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të Agjencisë për të marrë vendime

Procedurat që ndjekin funksionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 642, datë 29.10.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, i ndryshuar, –  e njohur si person juridik publik buxhetor, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë, – drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit dhe përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretët. Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC-së kryen detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian (KKIPA). Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm dhe punonjësve administrativë të SASPAC-së rregullohen në bazë të Kodit të Punës. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të SASPAC-së rregullohen në bazë të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar. Kompetencat dhe detyrat e zyrtarëve të saj ushtrohen në përputhje me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”  dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm.