Programimi Strategjik

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës
Drejtoria e Programimit Strategjik
Drejtoria drejton dhe harmonizon procesin e planifikimit strategjik kombëtar, duke lidhur vizionin e qeverisë me zbatimin e matshëm dhe integrimin evropian.
3
Sektorë funksionalë
2022–2030
Horizont SKZHIE
17
Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm kombëtare
KPS
Komiteti i Planifikimit Strategjik — organ vendimmarrës

Çfarë bën Drejtoria

Drejtoria e Programimit Strategjik (DPS), në kuadër të misionit të SASPAC, ka si funksion thelbësor drejtimin, koordinimin dhe harmonizimin e proceseve të planifikimit strategjik në nivel kombëtar. Nëpërmjet DPS sigurohet që politikat publike të Shqipërisë të ndërtohen mbi një bazë të qartë vizioni, të jenë të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të harmonizuara me procesin e integrimit evropian, si dhe me angazhimet ndërkombëtare të vendit.

Planifikimi strategjik kombëtar
Hartimi dhe monitorimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian si dokumenti kryesor orientues i qeverisë. DPS drejton procesin e hartimit dhe siguron lidhjen e strategjisë me objektivat afatgjata kombëtare.

Lidhja me buxhetin e shtetit
Reformat kryesore të qeverisë lidhen ngushtë me orientimin e buxhetit nëpërmjet Dokumentit të Politikave Prioritare (DPP), i cili hartohet çdo vit buxhetor. Ky mekanizëm garanton qëndrueshmëri fiskale të reformave strategjike.

Harmonizimi i asistencës së huaj
Koordinon fondet dhe investimet ndërkombëtare me prioritetet kombëtare nëpërmjet Listës Kombëtare të Projekteve Strategjike (NSPP) dhe Kuadrit të Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke garantuar kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin social dhe ekonomik.

Politikëbërje bazuar në evidenca
Analizat dhe studimet e Sektorit të Kërkimeve orientojnë politikat publike mbi të dhëna empirike dhe praktika më të mira ndërkombëtare, duke mundësuar një proces të qëndrueshëm dhe të matshëm në rezultate.

Struktura e Drejtorisë së Programimit Strategjik

Drejtoria është e organizuar në tre sektorë funksionalë, secili me kompetenca të qarta dhe procese specifike.

Sektori 01
Sektori i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

Mbështet hartimin dhe monitorimin e SKZHIE-s, koordinon GMIP-të, administron bazat e të dhënave shtetërore IPSIS dhe SIMNH, dhe përgatit materialet për mbledhjet e Sekretariatit Teknik të KPS.

Grupet e Menaxhimit të Integruar të Politikave (GMIP)

GMIP-të janë struktura bashkërenduese ndërinstitucionale të ngritura për të përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e politikave publike në fusha të caktuara prioritare. Ato shërbejnë si instrument për të siguruar koherencën ndërmjet strategjive sektoriale dhe buxhetit, si dhe për të përfshirë të gjithë aktorët përkatës në një proces të përbashkët politikash. Çdo GMIP udhëhiqet nga një institucion përgjegjës dhe mbështetet nga një Sekretariat Teknik. Përveç institucioneve shtetërore, në proces përfshihen shoqëria civile, donatorët ndërkombëtarë dhe partnerët zhvillimorë. Brenda secilës GMIP funksionojnë Ekipe Tematike — grupe më të vogla me përfaqësues teknikë që diskutojnë çështjet specifike të politikave dhe ndihmojnë në harmonizimin e prioriteteve.

GMIP-të janë aktualisht në fazën e rishikimit dhe riorganizimit për të forcuar koordinimin dhe efikasitetin e menaxhimit të politikave ndërsektoriale, në bazë të Urdhrit nr.90, datë 01.08.2023.

🔹 GMIP “Demokracia, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë” — drejtuar nga Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve · 8 Grupe Tematike
🔹 GMIP “Zhvillimi ekonomik” — drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë · 8 Grupe Tematike
🔹 GMIP “Zhvillimi i kapitalit njerëzor” — drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë · 8 Grupe Tematike
🔹 GMIP “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike” — drejtuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit · 8 Grupe Tematike
🔹 GMIP “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal dhe rural” — drejtuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural · 5 Grupe Tematike
🔹 GMIP “Ndërlidhjet” — drejtuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë · 5 Grupe Tematike

IPSIS — Sistemi Informatik i Planifikimit të Integruar

IPSIS (Integrated Public Sector Information System) është sistemi i integruar shtetëror që mundëson administrimin dhe menaxhimin e informacionit publik në sektorin shtetëror. Ky sistem ndihmon në përmirësimin e efikasitetit të administratës publike duke ofruar mundësi për grumbullimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit në mënyrë të organizuar. IPSIS shërben si platforma kryesore teknike për planifikimin strategjik, duke lidhur dokumentet e politikave me buxhetin dhe monitorimin e zbatimit.

Sektori 02
Sektori i Mbështetjes së Strategjive Sektoriale dhe Ndërsektoriale

Siguron harmonizimin e politikave sektoriale dhe ndërsektoriale me SKZHIE-n dhe objektivat kombëtare. Ofron asistencë metodologjike dhe teknike për institucionet përgjegjëse dhe monitoron zbatimin e strategjive nëpërmjet GMIP-ve.

Strategji sektoriale
Dokumenti i Politikave Prioritare
Asistencë metodologjike

Sektori 03
Sektori i Kërkimeve

Siguron bazën analitike dhe metodologjike për politikat strategjike. Harton analiza dhe studime, orienton politikat publike mbi evidencë empirike dhe praktika ndërkombëtare, dhe lidh politikëbërjen me të dhënat empirike dhe objektivat afatgjata të zhvillimit.

Analiza strategjike
Studime sektoriale
Evidencë empirike
Benchmarking ndërkombëtar

Procesi i Programimit Strategjik

Planifikimi strategjik nën DPS ndjek një proces të strukturuar, nga miratimi i kuadrit strategjik deri te monitorimi dhe raportimi.

1

Miratimi i SKZHIE në Komitetin e Planifikimit Strategjik
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 është dokumenti kryesor orientues i qeverisë. Hartohet nga SASPAC/DPS, konsultohet me të gjitha ministritë dhe institucionet, dhe miratohet nga Komiteti i Planifikimit Strategjik përpara paraqitjes në Këshillin e Ministrave.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030
VKM nr.88, datë 22.02.2023 · Dokumenti kryesor orientues i qeverisë shqiptare për periudhën 2022–2030, mbështetur në tre shtylla: Demokracia dhe qeverisja, Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe Kohezioni social.

↓ QBZ
↓ PDF
↓ Prezantimi

→ Mëso më shumë për SKZHIE-n

2

Hartimi dhe përditësimi vjetor i Dokumentit të Politikave Prioritare dhe Listës NSPP
Dokumenti i Politikave Prioritare (DPP) hartohet çdo vit buxhetor dhe lidh prioritetet qeveritare me buxhetin e shtetit. Njëkohësisht, DPS harton dhe përditëson Listën Kombëtare të Projekteve Strategjike (NSPP) — bazën për koordinimin e asistencës ndërkombëtare dhe aplikimet në WBIF.

DPP-të e miratuara ndër vite
DPP 2026–2028 (rishikuar)
· VKM nr.435, datë 31.07.2025
↗ Shiko
DPP 2026–2028
· VKM nr.703, datë 26.11.2025
↗ Shiko
DPP 2026–2028 (fillestar)
· VKM nr.91, datë 12.02.2025
↗ Shiko
DPP 2025–2027 (rishikuar)
· VKM nr.533, datë 12.08.2024
↗ Shiko
DPP 2025–2027
· VKM nr.161, datë 20.03.2024
↗ Shiko
DPP 2024–2026
· VKM nr.447, datë 26.07.2023
↗ Shiko

→ Shiko DPP dhe NSPP

3

Koordinimi ndërinstitucional nëpërmjet Grupeve të Menaxhimit të Integruar të Politikave
Pesë Grupet e Menaxhimit të Integruar të Politikave (GMIP) sigurojnë harmonizimin horizontal të reformave ndërmjet ministrive. DPS mban sekretariatin teknik qendror dhe informon KPS-in çdo 6 muaj për funksionimin e GMIP-ve (Urdhri nr.90/2023).

4

Përshtatja dhe harmonizimi ndërsektorial — Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
DPS koordinon integrimin e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) të OKB-së në kuadrin strategjik kombëtar dhe zbatimin e Axhendës 2030. Drejtoria shërben si sekretariat teknik i Komitetit Ndërministror për OZhQ (Urdhri nr.28/2023).

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjenda 2030
Shqipëria është ndër vendet e para që miratoi njëzëri rezolutë Kuvendi për Axhendën 2030. DPS koordinon harmonizimin e 17 OZhQ-ve me SKZHIE-n dhe strategjitë sektoriale, duke evituar mbivendosjet dhe duke siguruar planifikim koherent.

↓ Udhërrëfyesi OZhQ

Kuadri ligjor i OZhQ-ve
Urdhri i Kryeministrit nr.28, datë 13.03.2023 krijon Komitetin Ndërministror për OZhQ të kryesuar nga Zëvendëskryeministri, me DPS si sekretariat teknik. Urdhri nr.76/2023 ngre grupin ndërinstitucional të punës për hartimin e Udhërrëfyesit.

→ Urdhri nr.28
→ Urdhri nr.76

5

Zbatimi dhe monitorimi
Sistemet IPSIS dhe SIMNH monitorojnë planifikimin strategjik dhe asistencën e huaj. Raportet vjetore dhe 6-mujore të zbatimit të SKZHIE-s publikohen sipas ciklit ligjor. REGFIS (AKSHI) garanton transparencën e fondeve të Bashkimit Evropian.

Lista e strategjive aktive
Matrica e të gjitha strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale në fuqi, me linqet e QBZ-së, datat e miratimit dhe periodat e monitorimit.

↓ Shiko listën

Kalendari i strategjive për t’u miratuar (PPAP 2026)
Lista e strategjive dhe planeve të veprimit të parashikuara për miratim gjatë vitit 2026, sipas katërmujorëve dhe institucioneve përgjegjëse.

↓ Shiko kalendarin

6

Miratimi i VKM-ve dhe lidhja me procesin e integrimit evropian
Dokumentet strategjike të miratuara nga KPS paraqiten në Këshillin e Ministrave për miratim me VKM. DPS siguron harmonizimin me axhendën e integrimit evropian, Planin Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE) dhe kërkesat e kapituljeve të acquis-it.

Raporti i Progresit të SKZHIE 2030 — Viti 2024
Vlerësimi vjetor i zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian. Raporti analizon progresin në të tri shtyllat — Demokracia dhe qeverisja, Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, Kohezioni social — dhe 65+ tregues strategjikë me vlerat bazë dhe synimet 2030.

→ Lexo raportin

Formati dhe guida strukturore për hartimin e strategjive sektoriale (IPSIS)
Kuadri strukturor për hartimin e strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale në përputhje me standardet e sistemit IPSIS. Dokument udhëzues zyrtar për të gjitha ministritë e linjës që hartojnë strategji kombëtare.

→ Shiko formatin IPSIS

Pasaporta e Treguesve dhe Matrica e Monitorimit
Instrumentet metodologjike për matjen e progresit: Pasaporta e Indikatorëve (detajon treguesit e impaktit, rezultatit dhe masave) dhe Matrica e Monitorimit me vlerat bazë dhe synimet afatmesme dhe afatgjata.

→ Shiko instrumentet

Komiteti i Planifikimit Strategjik

Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS) është organi kryesor ndërinstitucional i nivelit të lartë, i kryesuar nga Kryeministri, që miraton dokumentet strategjike kombëtare dhe siguron qëndrueshmërinë e orientimit politik të qeverisë. I krijuar me Urdhrin nr.4, datë 11.01.2022 të Kryeministrit, KPS mblidhet si rregull një herë në muaj. DPS shërben si sekretariat teknik i KPS-it.

Shqyrtimi dhe miratimi i dokumenteve strategjike
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian, Dokumenti i Politikave Prioritare dhe strategjitë sektoriale e ndërsektoriale miratohen vetëm pas shqyrtimit nga KPS. Ky proces garanton koherencën e politikave me vizionin kombëtar afatgjatë dhe lidhjen me programet buxhetore përkatëse.

Lista unike e Projekteve Strategjike Kombëtare
KPS miraton dhe përditëson Listën Kombëtare të Projekteve Strategjike (NSPP), e cila përbën bazën për koordinimin e asistencës së huaj dhe aplikimet në Kuadrin e Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Lista siguron që investimet ndërkombëtare të kontribuojnë drejtpërdrejt në prioritetet kombëtare.

Propozime për projekte të reja dhe aplikime në Kuadrin e Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor
KPS shqyrton dhe miraton projekte të reja me rëndësi kombëtare, si dhe propozimet për financim nga Kuadri i Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke siguruar lidhjen e tyre me prioritetet e Strategjisë Kombëtare.

Zhvillimi i qëndrueshëm, integrimi evropian dhe mbështetja e donatorëve ndërkombëtarë
Çështje ndërsektoriale që lidhen me zbatimin e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, angazhimet ndaj procesit të integrimit evropian dhe koordinimin e mbështetjes financiare të donatorëve ndërkombëtarë me prioritetet e Strategjisë Kombëtare.

Axhendat e miratuara të takimeve të KPS 2025–2026
17 Janar 2025
DPP 2026-2028 · NSPP · Lista WBIF/RGF
1. Prezantimi i projekt-propozimeve për t’u përfshirë në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare
2. Prezantimi i Listës Indikative të Projekteve për WBIF nën Reform and Growth Facility (RGF)
3. Prezantimi i Draft DPP 2026-2028 dhe Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare (NSPP) të përditësuar
4. Raport mbi procesin e deregulimit të shërbimeve ndaj biznesit

26 Shkurt 2025
Strategjia e Rinovimit të Ndërtesave · Tavanet PBA
1. Vizion dhe objektivat e Strategjisë Afatgjatë të Rinovimit të Stokut të Ndërtesave
2. Projekt-propozim për Zgjerimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Bregdetin Shqiptar (Lezhë dhe Sarandë)
3. Projekte të propozuara për thirrjen 10B të grantit të investimit nën WBIF
4. Dokument Politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i Veprimit 2025-2030
5. Tavanet Përgatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028

30 Prill 2025
3 Strategji kombëtare · Projekte NSPP
1. Strategjia Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla e të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2025-2030
2. Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2026-2030
3. Dokument Politik për Moshimin dhe Plani i Veprimit 2025-2030
4. Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030
5. Miratim në status “i maturuar”: Projekti “Harta Bazë e Shqipërisë” dhe projekti i Turizmit të Integruar Rajonal

9 Qershor 2025
5 projekte infrastrukturë dhe energji · WBIF
1. Projekt-propozim: Linja hekurudhore Rrogozhinë–Vlorë
2. Projekt-propozim: Sistem kanalizimesh në Njësinë Administrative Cërravë
3. Projekt-propozim: Rehabilitimi i ujësjellës-kanalizimeve në Shkodër
4. Projekt-propozim: Programi i Investimeve në Shpërndarjen e Energjisë Elektrike
5. Projekt-propozim: Digjitalizimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike
6. Miratim në status “i maturuar”: Projekti AutoMoto Park
7. Projekte për thirrjen 11 të grantit të investimit dhe thirrjen 31 të asistencës teknike nën WBIF

28 Tetor 2025
Siguria Rrugore 2026-2030 · RGF · WBIF
1. Strategjia Kombëtare e Sigurisë Rrugore 2026-2030 dhe Plani i Veprimit 2026-2028
2. Rivlerësim i projekteve me status “i maturuar”: Sistemi i Kamerave Smart City dhe Restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar
3. Informacion mbi Vlerësimin e KE për Raportin e I-rë zyrtar nën Reform and Growth Facility
4. Rishikim i Listës Indikative të Projekteve Prioritare nën RGF-WBIF

26 Nëntor 2025
Programi sektori privat BE · NSPP
1. Programi Kombëtar për mbështetjen e sektorit privat në integrimin në tregun e përbashkët të BE-së 2025-2030
2. Miratim në status “i maturuar”: Projekti “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”

02 Shkurt 2026
DPP 2027-2029 · Strategjia Diasporës · WBIF
1. Projekt-propozim për Listën Unike: Programi i Reformës së QSUT Faza 3, Spitali Onkologjik
2. Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030
3. Lista Indikative e Projekteve Prioritare nën RGF-WBIF dhe sfidat e zbatimit
4. Draft DPP 2027-2029 dhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare (NSPP) të përditësuar

11 Mars 2026
PBA 2027-2029 · 4 Strategji kombëtare · WBIF
1. Tavanet Përgatitore të PBA 2027-2029
2. Politika Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2026-2030
3. Strategjia Kombëtare për Politikat Industriale 2026-2030
4. Strategjia Kombëtare për Kulturën 2026-2030
5. Strategjia Kombëtare për Arsimin 2027-2031
6. Projekte për thirrjen 12 të grantit të investimit dhe thirrjen 34 të asistencës teknike nën WBIF

10 Prill 2026
NSPP · Strategjia AI 2026-2030 · Drejtësia për të Mitur
1. Projekt-propozim dhe miratim “i maturuar”: Expo Albania
2. Miratim “i maturuar”: Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0
3. Miratim “i maturuar”: Rehabilitimi i kanalizimeve të Durrësit (Porto Romano, Spitallë, Shkozet)
4. Miratim “i maturuar”: Sistemi i kanalizimeve, Njësia Administrative Cërravë, Pogradec
5. Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale 2026-2030
6. Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Mitur 2027-2030

Kuadri ligjor dhe institucional

Mandati dhe funksionimi i Drejtorisë mbështeten në aktet e mëposhtme ligjore dhe normative.

Urdhri nr.4, datë 11.01.2022 — Krijimi dhe Funksionimi i Komitetit të Planifikimit Strategjik
Akti themelues i KPS-it. Përcakton strukturën, detyrat, përbërjen dhe rolin e DPS si sekretariat teknik i Komitetit. KPS kryesohet nga Kryeministri.

→ Lexo aktin e plotë

Urdhri nr.90, datë 01.08.2023 — Mekanizmi Sektorial/Ndërsektorial i Integruar (GMIP)
Rregullon 5 Grupet e Menaxhimit të Integruar të Politikave dhe rolin e SASPAC si sekretariat qendror. Vendos mekanizmin e koordinimit ndërinstitucional dhe lidhjen me IPSIS.

→ Lexo aktin e plotë

Urdhri nr.28, datë 13.03.2023 — Komiteti Ndërministror për Arritjen e OZhQ-ve
Krijon Komitetin Ndërministror për OZhQ të kryesuar nga Zëvendëskryeministri, me DPS si sekretariat. Rregullon dialogun qeverisje–shoqëri civile për zbatimin e Axhendës 2030.

→ Lexo aktin e plotë

Urdhri nr.76, datë 27.06.2023 — Grupi Ndërinstitucional i Punës për Udhërrëfyesin OZhQ
Ngre grupin ndërinstitucional me DPS si sekretariat teknik për hartimin e Udhërrëfyesit OZhQ 2030. Grupi koordinon punën me 11 ministri dhe partnerë ndërkombëtarë.

→ Lexo aktin e plotë

Urdhri nr.157, datë 30.12.2021 — Hartimi i SKZHIE 2021–2030
Cakton SASPAC si koordinator kryesor për hartimin e SKZHIE-s dhe IPSIS si instrumentin kryesor mbështetës. Bazë e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë procesit të hartimit.

→ Lexo aktin e plotë

VKM nr.88, datë 22.02.2023 — Miratimi i SKZHIE 2022–2030
Akti zyrtar i miratimit të Strategjisë Kombëtare nga Këshilli i Ministrave. Ngarkon të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore për zbatim.

→ QBZ — Fletorja Zyrtare

VKM nr.447, datë 26.07.2023 — Dokumenti i Politikave Prioritare
Baza ligjore e procesit vjetor të DPP-it. Hartohet nga SASPAC në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe integrohet në Sistemin e Planifikimit të Integruar.

→ QBZ — Fletorja Zyrtare

Lidhje të dobishme

Institucione shqiptare (8)
Kryeministria e Republikës së Shqipërisë

Autoriteti politik mbi SASPAC; miraton VKM-të për dokumentet strategjike dhe Komitetin e Planifikimit Strategjik

Ministria e Financave

Partner kryesor për lidhjen e strategjive me buxhetin e shtetit; harton udhëzimin metodologjik të planifikimit strategjik dhe administron Kuadrin Afatmesëm të Shpenzimeve

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Politikat e zhvillimit ekonomik, mjedisi i biznesit dhe inovacionit; zbaton reformat e Fushës I të Axhendës Kombëtare të Reformave 2024–2027

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Bashkërendon procesin e integrimit evropian dhe negociatat e anëtarësimit; koordinon me DPS-in harmonizimin e strategjive kombëtare me acquis-in e BE-së

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Zhvillon dhe administron sistemin REGFIS për monitorimin e Axhendës së Reformave dhe sistemin IPSIS për asistencën e huaj; partner teknik kryesor i SASPAC-ut

Instituti i Statistikave (INSTAT)

Furnizues kryesor i të dhënave statistikore për monitorimin e SKZHIE-s dhe treguesve të 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA)

Trajnon nëpunësit civilë të ministrive dhe institucioneve për metodologjinë e planifikimit strategjik dhe hartimin e dokumenteve të politikave

Qendra e Botimeve Zyrtare — Fletorja Zyrtare

Burim zyrtar për VKM-të, ligjet dhe aktet normative që formojnë bazën ligjore të planifikimit strategjik dhe mandatin e SASPAC-ut

Bashkimi Evropian dhe instrumentet e integrimit (5)
Komisioni Evropian — DG NEAR, faqja e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit; vlerëson raportet e reformave dhe miraton disbursimin e fondeve të Facilitetit për Reforma dhe Rritje

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Partneri kryesor operacional i SASPAC-ut; koordinon zbatimin e IPA III dhe Facilitetit për Reforma dhe Rritje; dialogu teknik i vazhdueshëm me DPS-in

Faciliteti për Reforma dhe Rritje — Reform and Growth Facility (RGF)

Instrumenti financiar i BE-së prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor 2024–2027; portofoli i Shqipërisë 922.1 milionë euro; SASPAC është koordinator kombëtar

Kuadri i Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Instrumenti kryesor i financimit të projekteve infrastrukturore strategjike; SASPAC administron Listën Kombëtare të Projekteve Strategjike (NSPP) për aplikimet në WBIF

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor — Growth Plan

Kuadri i ri strategjik i BE-së për rajonin; ofron mbështetje financiare të kushtëzuar me reformat e Axhendës Kombëtare të Reformave 2024–2027

Organizata ndërkombëtare dhe institucione financiare (7)
Banka Botërore — Albania

Ko-financues i investimeve strategjike nëpërmjet IPA dhe WBIF; ofron mbështetje buxhetore dhe analiza politikash; bashkëpunon me SASPAC në bazën e të dhënave SIMNH

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH / EBRD)

Financon projekte infrastrukturore dhe sektoriale; partner i rëndësishëm në dialogun e politikave për energjinë, transportin dhe mjedisin e biznesit

Banka Evropiane e Investimeve (BEI / EIB)

Financon projekte madhore infrastrukturore; pjesëmarrëse aktive në WBIF; partner strategjik për transport, energji dhe mjedis

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) — Shqipëri

Partner kryesor në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në mbështetjen e kapaciteteve të planifikimit strategjik kombëtar

OECD/SIGMA — Support for Improvement in Governance and Management

Monitoron dhe mbështet reformat e administratës publike; publikon vlerësimet vjetore të cilësisë së planifikimit strategjik dhe kapaciteteve institucionale të SASPAC-ut

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) — Shqipëri

Ofron asistencë teknike për reformat e qeverisjes dhe planifikimit strategjik; partner në zbatimin e projekteve të financuara nga BE dhe Qeveria Gjermane

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) — Shqipëri

Partner i rëndësishëm në reformat e qeverisjes, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik; koordinon programet me prioritetet e SKZHIE-s dhe Axhendës së Reformave

Monitorim i pavarur dhe platforma rajonale (4)
CDI Reform Tracker — Albania (Cooperation and Development Institute)

Monitorim i pavarur i zbatimit të Axhendës Kombëtare të Reformave; tregues të matshëm për çdo hap reformues sipas periudhave gjashtëmujore

Western Balkans Reform and Growth Monitor

Platformë rajonale e monitorimit të reformave dhe progresit të integrimit evropian për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Platforma e OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm — Shqipëri

Treguesit kombëtarë dhe raportet vullnetare të rishikimit (VNR) të Shqipërisë mbi zbatimin e 17 Objektivave; bazë referimi për DPS-in në monitorim

SIGMA — Public Administration in Albania 2024 (Raporti i fundit)

Vlerësimi i OECD/SIGMA mbi cilësinë e reformave të administratës publike, përfshirë planifikimin strategjik dhe kapacitetet e SASPAC-ut