Përparimi i Shqipërisë drejt Integrimit me Tregun e Brendshëm të Energjisë Elektrike të Bashkimit Evropian dhe Bashkimit të Tregjeve Day-Ahead (Market Coupling) – Masa 4.1.1, Hapi 3

Ky dokument paraqet progresin e Shqipërisë në zbatimin e Paketës së Integrimit të Tregut të Energjisë Elektrike dhe përafrimin me tregun e brendshëm të energjisë të Bashkimit Evropian. Gjatë vitit 2025 u ndërmorën një sërë masash ligjore, rregullatore, institucionale dhe teknike për të mundësuar pjesëmarrjen graduale të Shqipërisë në mekanizmat evropianë të bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike (Single Day-Ahead Coupling – SDAC dhe Single Intraday Coupling – SIDC), në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë dhe acquis të Bashkimit Evropian.

Reforma përfshiu përditësimin e Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike, avancimin e tregtimit me intervale 15-minutëshe, integrimin e ALPEX në strukturat evropiane të market coupling, zhvillimin e tregut intraday ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe miratimin e kodeve dhe rregulloreve kryesore evropiane për operimin e tregut dhe sistemit energjetik. Këto masa forcojnë integrimin rajonal të tregut të energjisë, rrisin konkurrencën dhe efikasitetin e tregut, përmirësojnë sigurinë e furnizimit dhe krijojnë kushtet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në tregun unik evropian të energjisë elektrike.

Artikuj të ngjashëm
Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028, miratuar me Urdhrin Nr. 710, datë 09.06.2025
Më Shumë
Ndryshimet ligjore për përafrimin e sektorit të energjisë elektrike me Paketën e Integrimit të Tregut të Energjisë së Bashkimit Evropian – Masa 4.1.1
Më Shumë
Forcimi i Transparencës së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Menaxhimin e Karrierës dhe Zbatimin e Rekomandimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Masa 5.4.1
Më Shumë
Strategjia Afatgjatë për Rinovimin e Stokut të Ndërtesave, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 125, datë 28.02.2025
Më Shumë