Përmirësimi i Kuadrit Ligjor për Instrumentet e Mbështetjes së Inovacionit në përputhje me Praktikat e Bashkimit Evropian – Masa 3.2.1

Ky dokument paraqet reformën e ndërmarrë për modernizimin e kuadrit ligjor dhe institucional të mbështetjes së inovacionit dhe startup-eve në Shqipëri, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Përmes ndryshimeve në Ligjin Nr. 25/2022 “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve”, të miratuara me Ligjin Nr. 97/2025, është krijuar një bazë më e avancuar për zhvillimin e instrumenteve financiare dhe mekanizmave të mbështetjes së inovacionit, duke përfshirë investimet në kapital, instrumentet e ndarjes së riskut dhe format e bashkëfinancimit publik–privat.

Reforma forcon rolet institucionale në hartimin dhe zbatimin e politikave të inovacionit, promovon koordinimin ndërinstitucional dhe integron prioritetet e tranzicionit të gjelbër dhe transformimit digjital në skemat e mbështetjes për bizneset inovative. Kuadri i ri ligjor krijon gjithashtu bazat për ngritjen e një Fondi të Inovacionit dhe harmonizon instrumentet kombëtare të mbështetjes me praktikat e Bashkimit Evropian, duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen e sipërmarrjeve me potencial të lartë zhvillimi.

Step Fiche 3.2.1 – Adopt legal act(s) on Innovation support instruments ……V4

Artikuj të ngjashëm
Vendim Nr. 161, datë 20.3.2024 – Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2025–2027
Më Shumë
Shkresë e Komisionit Evropian mbi Vendimin për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF) – Vlerësimi i Raportimit të Dhjetorit 2025
Më Shumë
SEKSIONI PROGRAMIMI STRATEGJIK
Më Shumë
Deregullimi i Tregut me Pakicë të Energjisë Elektrike për Klientët e Lidhur në Tension të Mesëm (10 kV dhe 6 kV) – Masa 4.1.2, Hapi 1
Më Shumë