Përfundimi i Digjitalizimit të Kartelave të Pasurive të Paluajtshme dhe Integrimi i Tyre në Sistemin Digjital Kadastral – Masa 1.1.2

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për përfundimin e digjitalizimit të të gjitha kartelave në letër të pasurive të paluajtshme, në përputhje me Udhërrëfyesin Gjithëpërfshirës për Digjitalizimin e të Dhënave Kadastrale. Procesi u zbatua nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dhe mundësoi transformimin e plotë të regjistrave kadastralë nga dokumente fizike në një sistem të integruar elektronik.

Në përfundim të procesit janë digjitalizuar dhe integruar në bazën elektronike të të dhënave të ASHK-së 4,330,986 kartela të pasurive të paluajtshme, të cilat tashmë përdoren si burimi zyrtar për ofrimin e shërbimeve kadastrale. Procesi është shoqëruar me kontrolle të plota të cilësisë, verifikimin e të dhënave me dokumentacionin origjinal dhe krijimin e gjurmueshmërisë ndërmjet arkivit fizik dhe regjistrit elektronik, duke forcuar efikasitetin, sigurinë dhe transparencën e administrimit të pronës.

1.1.2_SCA_Digitalization_of_Cartellas

Artikuj të ngjashëm
Urdhër nr. 28, datë 13.03.2023 Për ngritjen e Komitetit Ndërministror për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe zbatimin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm
Më Shumë
Vendim nr. 435, datë 31.7.2025 – Për një ndryshim në vendimin nr. 91, datë 12.2.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2026–2028”
Më Shumë
Miratimi i Rregullave të Ekodizajnit për Ngrohësit Lokalë me Karburant të Ngurtë dhe Përafrimi me Standardet e BE-së – Masa 4.4.1
Më Shumë
Miratimi i Ligjit për Shëndetin e Kafshëve dhe Ligjit për Shëndetin e Bimëve në përputhje me acquis të Bashkimit Evropian – Masa 1.1.6, Hapi 2
Më Shumë