Ky dokument paraqet masat e ndërmarra nga Shqipëria për përafrimin e mëtejshëm të politikës kombëtare të vizave me acquis të Bashkimit Evropian, në kuadër të kapitullit “Drejtësia, Liria dhe Siguria” dhe angazhimeve të Agjendës së Reformave. Gjatë vitit 2025, autoritetet shqiptare ndërmorën hapa konkretë për eliminimin e mospërputhjeve me listën e përbashkët evropiane të vendeve për të cilat kërkohet vizë, duke përfunduar regjimet pa viza me dy shtete të treta.
Masat përfshijnë ndërprerjen përfundimtare të marrëveshjes së lëvizjes pa viza me Bjellorusinë dhe heqjen e Bahreinit nga lista e vendeve që përfitonin nga përjashtimet sezonale të vizave për qëllime turistike. Këto vendime kontribuojnë në harmonizimin e politikës shqiptare të vizave me politikën e përbashkët të Bashkimit Evropian, forcojnë koherencën me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
5.7.1 Aligning visa requirements with European standards .. V4