Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për përafrimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin e Bashkimit Evropian për identitetin elektronik dhe shërbimet e besimit. Me miratimin e Ligjit Nr. 51/2026 “Për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besimit dhe Portofolin Digjital të Identitetit”, Shqipëria krijoi bazën ligjore për zhvillimin e një sistemi modern të identitetit digjital, në përputhje me Rregulloren e re evropiane eIDAS 2.0.
Ligji krijon bazën për përdorimin e Portofolit Digjital të Identitetit, rregullon skemat e identifikimit elektronik dhe shërbimet e besimit, si nënshkrimet dhe vulat elektronike, si dhe forcon sigurinë dhe ndërveprueshmërinë e shërbimeve digjitale. Reforma mbështet transformimin digjital të administratës publike, lehtëson aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet elektronike dhe e afron Shqipërinë me standardet e Tregut të Vetëm Digjital të Bashkimit Evropian