Përafrimi i Legjislacionit për Etiketimin e Produkteve të Lidhura me Energjinë me Standardet e Bashkimit Evropian – Masa 4.4.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për harmonizimin e legjislacionit shqiptar mbi etiketimin e produkteve të lidhura me energjinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Me miratimin e Ligjit Nr. 52/2024 “Për Etiketimin e Produkteve të Lidhura me Energjinë” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 218/2026, Shqipëria krijoi një kuadër të plotë ligjor dhe rregullator për zbatimin e sistemit të etiketimit të energjisë.

Kuadri i ri vendos rregulla të detajuara për etiketimin e 17 kategorive të produkteve të lidhura me energjinë, duke përfshirë kërkesat për informacionin e produktit, klasifikimin e efiçencës së energjisë sipas shkallës A–G, përgjegjësitë e furnizuesve dhe tregtarëve, si dhe procedurat e mbikëqyrjes së tregut. Reforma rrit transparencën për konsumatorët, mbështet zgjedhjen e produkteve me konsum më të ulët energjie dhe harmonizon tregun shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për etiketimin e energjisë.

4.4.1_Step_2_Labelling

Artikuj të ngjashëm
Vendim nr. 533, datë 12.8.2024 – Për një ndryshim në vendimin nr. 161, datë 20.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2025–2027”
Më Shumë
Udhëzimi Nr. 2, datë 26.06.2025 “Për Metodologjinë e Mbledhjes së të Dhënave Statistikore Kombëtare të Sistemit të Drejtësisë”
Më Shumë
Funksionalizimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm për Substancat e Reja Psikoaktive (National Early Warning System – NEWS) – Masa 5.2.1, Hapi 3
Më Shumë
Zbatimi i Verifikimit të Identitetit Elektronik përmes Teknologjisë NFC për Portofolin Digjital të Identitetit – Masa 3.1.1
Më Shumë