Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar/CFCU është strukturë brenda administrates shtetërore, e cila zbaton detyrat e menaxhimit financiar për programet vjetore dhe shumëvjecare.
CFCU është njësia e vetme kontraktuese e akredituar në Shqipëri për projektet e menaxhuara në mënyrë indirekte (decentralizuar) nga BE.
Roli i saj përfshin:
- Hartimin dhe publikimin e procedurave të tenderimit;
- Nënshkrimin e kontratave me përfituesit dhe operatorët ekonomikë;
- Menaxhimin financiar dhe disbursimin e fondeve të BE-së;
- Zbatimin e kontrolleve administrative dhe financiare për sigurinë e fondeve.
CFCU është pjesë e Ministrisë së Financave, por vepron në mënyrë të pavarur nga ana operacionale.