Organet e ndërmjetme për menaxhimin e politikave (ONMP);
Organiet e Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave (ONMP) janë struktura brenda administrates shtetërore, që kryejnë detyrat e menaxhimit të fushës së politikave të një programi, të cilit i është caktuar. ONMP-ja mbështet Autoritetin Menaxhues në aspektet teknike të zbatimit të programeve, veçanërisht në përgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve, koordinimin e politikave përkatëse sektoriale dhe monitorimin e progresit.
Në kuadër të zbatimit të programeve vjetore janë ngritur 5 (pesë) Organe të Ndërmjetme për Menaxhimin e Politikave për IPA 2022 pranë:
- Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve;
- Agjencisë Kombëtare të Rinisë;
- Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për “Support to broadband”;
- Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për “Support to railways”;
- Ministria së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në kuadër të zbatimit të Programeve Operacionale shumëvjeçare të IPA III, janë ngritur gjithsej tre Organe të Ndërmjetme për Menaxhimin e Politikave (ONMP), të cilat mbështesin zbatimin teknik dhe sektorial të programeve përkatëse:
Për Programin Operacional për Energjinë (2024–2027) janë ngritur dy struktura ONMP:
- një drejtori e veçantë pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë (AEE);
- një drejtori e veçantë pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM).
Për Programin Operacional për Garancinë Rinore (2024–2027) është ngritur një strukturë ONMP:
- një drejtori e veçantë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).