Lidhur me shpalljet e vendeve vakante, pjesë e shërbimti civil, bëhen në përputhje me ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, bazuar në pozicionet në strukturë sipas VKM-së nr. 642, datë 29.10.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, i ndryshuar, si dhe Urdhrit nr.123, datë 11.09.2023 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.
Kërkesa për shpalljen e vendeve vakante bëhet nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) drejtuar Departamentit të Administratës Publike, bashkëlidhur dhe të dhënat përkatëse për secilin pozicion ku përfshihet emërtimi i saktë i pozicionit, klasa e pagës, detyrat e përcaktuara sipas përshkrimit të punës, kriteret e posaçme të nivelit të arsimit dhe eksperiencës si dhe baza ligjore e nevojshme për këto pozicione. Shpallja e tyre bëhet në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike https://www.dap.gov.al/ .