Ndryshimet ligjore për përafrimin e sektorit të energjisë elektrike me Paketën e Integrimit të Tregut të Energjisë së Bashkimit Evropian – Masa 4.1.1

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sektorin e Energjisë Elektrike synojnë harmonizimin e plotë të kuadrit ligjor shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe kërkesat e Komunitetit të Energjisë për integrimin e tregut të energjisë. Dokumenti parashikon krijimin e kushteve për integrimin e tregut shqiptar me tregun e brendshëm evropian të energjisë elektrike, zhvillimin e tregjeve të organizuara të energjisë (day-ahead dhe intraday), forcimin e sigurisë së furnizimit, mbrojtjen e konsumatorëve dhe promovimin e teknologjive të reja si magazinimi i energjisë, matësit inteligjentë dhe pjesëmarrja aktive e konsumatorëve në treg. Këto reforma përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit energjetik dhe integrimit të Shqipërisë në tregun evropian të energjisë.

4.1.1 Step -1 Amendements to the Power Law

Artikuj të ngjashëm
Miratimi i Kuadrit Ligjor për Qëndrueshmërinë e Biokarburanteve dhe Biomasës në Përputhje me Direktivën e Energjisë së Rinovueshme – Masa 4.2.2
Më Shumë
Shkresa Nr. 138, datë 15.01.2026 “Paraqitja e Deklaratës së Garancisë (Declaration of Assurance) në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (Reform and Growth Facility – RGF)”
Më Shumë
Aplikimi për Anëtarësim në Rrjetin Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Pasurive (Asset Recovery Offices – ARO) dhe Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Rikuperimin e Aseteve – Masa 5.1.1
Më Shumë
Harmonizimi i Ligjit për Kontrollet Zyrtare me Legjislacionin e Bashkimit Evropian – Masa 1.1.6
Më Shumë