Miratimi i Planit të Veprimit për Përmirësimin e Pozicionimit të Shqipërisë në OECD SME Policy Index – Masa 1.1.4, Hapi 5

Ky dokument paraqet miratimin e Planit të Veprimit për Përmirësimin e Pozicionimit të Shqipërisë në OECD SME Policy Index, një instrument strategjik që synon forcimin e ekosistemit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), rritjen e konkurrueshmërisë së biznesit dhe përafrimin me standardet dhe praktikat më të mira të OECD-së dhe Bashkimit Evropian. Plani është hartuar mbi bazën e rekomandimeve të OECD SME Policy Index dhe përcakton masa konkrete për modernizimin e politikave publike në mbështetje të sipërmarrjes.

I strukturuar në 12 dimensione politike, dokumenti adreson çështje që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, aksesin në financë, inovacionin, digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, ndërkombëtarizimin e bizneseve, prokurimin publik dhe reduktimin e barrës administrative. Zbatimi i planit për periudhën 2026–2027 pritet të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për biznesin, rritjen e produktivitetit dhe inovacionit, si dhe përmirësimin e performancës së Shqipërisë në vlerësimet ndërkombëtare të politikave për SME-të.

1.1.4_Step_5_OECD Action Plan

Artikuj të ngjashëm
Vendim nr. 88, datë 22.02.2023
Më Shumë
Miratimi i Planit të Veprimit për Green Lanes dhe Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit – Masa 1.1.6, Hapi 1
Më Shumë
Ligji 18-25 per Ratifikimin e Marreveshjes se Huase nen RGF
Më Shumë
Sistemi për Lëshimin, Transferimin dhe Shfuqizimin e Garancive të Origjinës për Energjinë e Rinovueshme, miratuar me Vendimin Nr. 300, datë 30.12.2024 të ERE
Më Shumë