Miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Trajtimin e Varfërisë Energjetike dhe Metodologjisë për Identifikimin e Familjeve në Varfëri Energjetike – Masa 4.1.2

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për krijimin e kuadrit kombëtar për identifikimin, monitorimin dhe adresimin e varfërisë energjetike në Shqipëri. Me miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Trajtimin e Varfërisë Energjetike dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve Vulnerabël të Energjisë Elektrike 2026–2030, si dhe metodologjisë për identifikimin dhe monitorimin e varfërisë energjetike, u krijua baza strategjike dhe metodologjike për hartimin dhe zbatimin e politikave publike në këtë fushë.

Metodologjia përcakton kriteret për identifikimin e familjeve në varfëri energjetike, bazuar në treguesit socio-ekonomikë, shpenzimet për energjinë dhe performancën energjetike të banesave, duke përdorur metodologjinë Low-Income High-Costs (LIHC) dhe indikatorë të Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë. Plani i Veprimit parashikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve vulnerabël, përmirësimin e efiçencës së energjisë në banesa, krijimin e Regjistrit Kombëtar të Varfërisë Energjetike dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional, në përputhje me legjislacionin dhe politikat evropiane për energjinë.

4.1.2_Step_4_ Energy poverty

Artikuj të ngjashëm
Ngritja e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Harmonizimin e Legjislacionit Shqiptar me Rregulloren (BE) 2020/1056 mbi Informacionin Elektronik të Transportit të Mallrave (eFTI) – Masa 1.1.5, Hapi 1
Më Shumë
Përparimi i Shqipërisë drejt Integrimit me Tregun e Brendshëm të Energjisë Elektrike të Bashkimit Evropian dhe Bashkimit të Tregjeve Day-Ahead (Market Coupling) – Masa 4.1.1, Hapi 3
Më Shumë
Shkresë e Komisionit Evropian mbi Vendimin për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF) – Vlerësimi i Raportimit të Dhjetorit 2025
Më Shumë
Përfshirja e Shqipërisë në Listën e Besuar të Vendeve të Treta të Bashkimit Evropian për Njohjen e Nënshkrimeve Elektronike – Masa 3.1.1
Më Shumë