Miratimi i Ligjit të Ri për Sektorin e Energjisë Elektrike në Përputhje me Paketën e Integrimit të Tregut të Energjisë – Masa 4.1.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Paketën e Integrimit të Tregut të Energjisë Elektrike, në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. Me miratimin e Ligjit Nr. 59/2026 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, Shqipëria krijoi një kuadër të ri ligjor që përafron legjislacionin kombëtar me direktivat dhe rregulloret kryesore të Bashkimit Evropian për tregun e brendshëm të energjisë elektrike.

Ligji vendos bazën për integrimin e tregut shqiptar me tregun rajonal dhe evropian të energjisë elektrike, duke përfshirë zhvillimin e mekanizmave të bashkimit të tregjeve (market coupling), rritjen e rolit të konsumatorëve, magazinimin e energjisë, agregimin, menaxhimin e kërkesës, infrastrukturën për automjetet elektrike dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Reforma mbështet modernizimin e sektorit energjetik, rrit konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit me energji dhe përshpejton integrimin e Shqipërisë në tregun evropian të energjisë elektrike.

4.1.1_Step1_Power_Sector_Law

Artikuj të ngjashëm
Deklarata e Garancisë për Raportimin e Tretë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (Reform and Growth Facility – RGF)
Më Shumë
Raporti i Transparencës Buxhetore 2024
Më Shumë
Funksionalizimi i Kuadrit Kombëtar të Menaxhimit të Krizave Kibernetike dhe Zbulimit të Koordinuar të Vulnerabiliteteve (CVD) në përputhje me Direktivën NIS2 – Masa 3.1.2
Më Shumë
Përfshirja e Shqipërisë në Listën e Besuar të Vendeve të Treta të Bashkimit Evropian për Njohjen e Nënshkrimeve Elektronike – Masa 3.1.1
Më Shumë