Miratimi i Ligjit për Shëndetin e Kafshëve dhe Ligjit për Shëndetin e Bimëve në përputhje me acquis të Bashkimit Evropian – Masa 1.1.6, Hapi 2

Ky dokument paraqet miratimin e dy akteve themelore ligjore për modernizimin e sistemit shqiptar të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes fitosanitare: Ligjit Nr. 40/2025 “Për Shëndetin e Bimëve” dhe Ligjit Nr. 41/2025 “Për Shëndetin e Kafshëve”. Të dy ligjet janë hartuar dhe miratuar në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, duke harmonizuar kuadrin kombëtar me rregulloret evropiane për kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, mbrojtjen e bimëve, gjurmueshmërinë, bio-sigurinë dhe sigurinë ushqimore. Reforma synon të forcojë kapacitetet institucionale për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, të rrisë standardet e sigurisë ushqimore, të mbështesë eksportet agro-ushqimore shqiptare dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor në tregun evropian dhe ndërkombëtar.

R 1.1.6 Step 2 The laws on Animal Health and on Plant Health are adopted and are fully aligned with the EU acquis 14

Artikuj të ngjashëm
Plani i Veprimit për derregullimin gradual të tregut të energjisë elektrike për klientët e lidhur në tension të mesëm dhe të lartë, miratuar me Urdhrin Nr. 322, datë 30.12.2024
Më Shumë
Vendimi Nr. 364, datë 30.06.2025, për miratimin e listës së Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit në përputhje me Direktivën NIS2
Më Shumë
Funksionalizimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm për Substancat e Reja Psikoaktive (National Early Warning System – NEWS) – Masa 5.2.1, Hapi 3
Më Shumë
Sistemi për Lëshimin, Transferimin dhe Shfuqizimin e Garancive të Origjinës për Energjinë e Rinovueshme, miratuar me Vendimin Nr. 300, datë 30.12.2024 të ERE
Më Shumë