Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për krijimin e kuadrit ligjor dhe rregullator që mundëson njohjen dhe vlefshmërinë e të nxënit paraprak joformal dhe informal, si dhe integrimin e kualifikimeve të të nxënit gjatë gjithë jetës, përfshirë mikro-kredencialet, në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve (AQF). Paketa e miratuar përcakton procedurat për njohjen, vlerësimin dhe certifikimin e kompetencave të fituara jashtë sistemit formal të arsimit, duke u bazuar në rezultatet e të nxënit dhe standardet kombëtare të kualifikimeve profesionale.
Kuadri i ri forcon lidhjen ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, promovon të nxënit gjatë gjithë jetës dhe krijon mundësi për certifikim të plotë ose të pjesshëm të kualifikimeve profesionale në nivelet 2–5 të AQF-së. Gjithashtu, ai njeh mikro-kredencialet si pjesë të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, duke rritur fleksibilitetin, transparencën dhe përafrimin e sistemit shqiptar të kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (EQF).