Miratimi i Kuadrit Ligjor për Qëndrueshmërinë e Biokarburanteve dhe Biomasës në Përputhje me Direktivën e Energjisë së Rinovueshme – Masa 4.2.2

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Direktivën (BE) 2018/2001 për energjinë nga burimet e rinovueshme (RED II) në fushën e biokarburanteve, biolëngjeve dhe lëndëve djegëse nga biomasa. Përmes miratimit të Ligjit Nr. 46/2025 “Për Biokarburantet në Transport” dhe akteve nënligjore zbatuese, Shqipëria krijoi kuadrin ligjor dhe operacional për garantimin e qëndrueshmërisë së biokarburanteve dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Kuadri i ri përcakton kriteret e qëndrueshmërisë dhe kursimit të emetimeve të gazeve serrë, procedurat e verifikimit dhe certifikimit, metodologjitë për llogaritjen e energjisë së rinovueshme në transport, si dhe krijimin e bazës kombëtare të të dhënave dhe regjistrit të karburanteve të rinovueshme për transport. Reforma forcon përdorimin e karburanteve të qëndrueshme në sektorin e transportit dhe harmonizon legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për energjinë e rinovueshme.

4.2.2_Step_1_Biofuels

Artikuj të ngjashëm
Vendim Nr. 161, datë 20.3.2024 – Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2025–2027
Më Shumë
Vazhdimi i Zbatimit të Paketës së Integrimit të Tregut të Energjisë Elektrike për Bashkimin me Tregun Evropian – Masa 4.1.1
Më Shumë
Përfundimi i Regjistrimit Fillestar në 95% të Zonave Kadastrale – Masa 1.1.2
Më Shumë
Sigurimi i Infrastrukturës së Re për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në përputhje me Hartën e Re Gjyqësore – Masa 5.4.2
Më Shumë