Miratimi i Kuadrit Ligjor për Informacionin Elektronik të Transportit të Mallrave (eFTI) – Masa 1.1.5

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Rregulloren (BE) 2020/1056 mbi Informacionin Elektronik të Transportit të Mallrave (eFTI). Me miratimin e Ligjit Nr. 60/2026 “Për Informacionin Elektronik të Transportit të Mallrave”, Shqipëria krijon bazën ligjore për shkëmbimin elektronik të informacionit rregullator ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve kompetente në transportin e mallrave.

Ligji përcakton detyrimin e autoriteteve për të pranuar informacionin e transportit në format elektronik përmes platformave të certifikuara eFTI, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse për administrimin, verifikimin dhe monitorimin e sistemit. Ky hap kontribuon në modernizimin e sektorit të transportit, uljen e barrës administrative, rritjen e efikasitetit të procedurave dhe përafrimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian.

1.1.5 Step_1_eFTI_Law

Artikuj të ngjashëm
Miratimi i Kuadrit Ligjor dhe Nënligjor për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Përputhje me Politikat e Zonës Evropiane të Kërkimit (ERA) – Masa 2.3.1
Më Shumë
Vendim Nr. 161, datë 20.3.2024 – Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2025–2027
Më Shumë
Kërkesa për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (Reform and Growth Facility – RGF) – Raportimi i Tretë
Më Shumë
Urdhër nr. 90, datë 01.08.2023
Më Shumë