Miratimi i Kuadrit Ligjor dhe Nënligjor për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Përputhje me Politikat e Zonës Evropiane të Kërkimit (ERA) – Masa 2.3.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për krijimin e një kuadri të plotë ligjor dhe institucional për shkencën, kërkimin shkencor dhe inovacionin, në përputhje me politikat e Zonës Evropiane të Kërkimit (European Research Area – ERA). Me miratimin e Ligjit Nr. 109/2024 dhe paketës së akteve nënligjore zbatuese, Shqipëria krijoi për herë të parë një sistem të integruar që rregullon organizimin, financimin, monitorimin dhe vlerësimin e kërkimit shkencor, duke vendosur standarde për qeverisjen, integritetin shkencor, shkencën e hapur dhe zhvillimin e karrierës së kërkuesve shkencorë.

Kuadri i ri përcakton mekanizma për financimin konkurrues të projekteve kërkimore, vlerësimin e performancës së institucioneve dhe kërkuesve shkencorë, krijimin e Qendrave të Ekselencës, regjistrin kombëtar të institucioneve dhe kërkuesve shkencorë, si dhe zbatimin e parimeve të shkencës së hapur. Reforma forcon ekosistemin kombëtar të kërkimit dhe inovacionit, rrit transparencën dhe cilësinë e kërkimit shkencor dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në programet dhe iniciativat e kërkimit të Bashkimit Evropian.

2.3.1_RI_Enabling_Strategic_Framework_Step_Fiche_V1

Artikuj të ngjashëm
Shkresa Nr. 137, datë 15.01.2026 “Kërkesë për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF)”
Më Shumë
Zbatimi i Verifikimit të Identitetit Elektronik përmes Teknologjisë NFC për Portofolin Digjital të Identitetit – Masa 3.1.1
Më Shumë
Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën kundër Financimit të Terrorizmit 2024–2030 dhe Plani i Veprimit përkatës
Më Shumë
Miratimi i Kuadrit Ligjor për Qëndrueshmërinë e Biokarburanteve dhe Biomasës në Përputhje me Direktivën e Energjisë së Rinovueshme – Masa 4.2.2
Më Shumë