Marrëveshja kuadër Shqipëri–Austri
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit për zhvillim, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, reformat demokratike, përafrimin me standardet e BE-së dhe objektivat austriake për reduktimin e varfërisë, paqen dhe mbrojtjen e mjedisit. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë programe zhvillimi, ndihmë teknike, financiare dhe humanitare, si dhe mundësi bashkëpunimi me donatorë të tjerë. Lexo më shumë:
Lexo më shumë: Marrëveshja bashkëpunimit për zhvillim me Austrinë
Marrëveshja Kuadër Shqipëri–Itali për Bashkëpunim për Zhvillim (2009)
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit për zhvillim, në përputhje me prioritetet e dy qeverive. Fushat e bashkëpunimit përfshijnë ndihmën financiare e teknike (grante, hua, trajnime), ndihmën humanitare, mbështetjen për OJF dhe autoritetet lokale, si dhe bashkëpunimin për zhvillim qeverisjes vendore, përfshirjes sociale dhe luftës ndaj varfërisë.
Lexo më shumë: Marrëveshja bashkëpunimit për zhvillim me Italinë
Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik Shqipëri–Japoni:
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik e social të Shqipërisë përmes bashkëpunimit teknik me Japoninë. Fushat e bashkëpunimit përfshijnë: trajnime për shtetas shqiptarë në Japoni, dërgimin e ekspertëve dhe vullnetarëve teknikë japonezë, projekte dhe programe zhvillimore.
Lexo më shumë: Marrëveshja bashkëpunimit teknik me Japoninë
Marrëveshjes Shqipëri–Gjermani për Bashkëpunim Teknik (21 tetor 1988):
Qëllimi i marrëveshjes është thellimi i bashkëpunimit teknik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, në funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror të ndërsjellë, në frymën e miqësisë dhe në përputhje me Kartën e OKB-së. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë arsimin, kërkimin shkencor, konsultimin, përgatitjen e studimeve dhe trajnimin e specialistëve.
Lexo më shumë: Marrëveshja bashkëpunimit teknik me Republiken Federative Gjermane 1988
Marrëveshja e Ndihmës për Objektiva Zhvillimi Shqipëri–SHBA (2013):
Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë si dhe krijimi i kushteve për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë mbështetjen e reformave në qeverisjen vendore, drejtësi dhe shëndetësi, rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, mbështetje për sektorin privat, dhe përdorimin e teknologjisë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit.
Lexo më shumë: Marrëveshja e Ndihmës për Objektiva Zhvillimi me SHBA
Marrëveshjes Ndërqeveritare Shqipëri–Francë (G2G)
Qëllimi i marrëveshjes, është forcimi i bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Francës në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përgatitjes për anëtarësim në BE, përmes zbatimit të projekteve prioritare kombëtare. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë turizmin e qëndrueshëm, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, inovacionin dhe digjitalizimin, energjetikën, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë dhe administratën publike. Marrëveshja parashikon financim përmes granteve, huave dhe asistencës teknike nga institucionet franceze, dhe mbështetet nga struktura monitoruese dypalëshe për të garantuar transparencë, standarde ndërkombëtare dhe rezultate të qëndrueshme.
Lexo më shumë:
Marrëveshjes Shqipëri–Suedi për Bashkëpunim për Zhvillim
Qëllimi i marrëveshjes është të përcaktojë rregullat e përgjithshme për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë, duke mundësuar mbështetjen e projekteve zhvillimore me fonde suedeze. Fushat e bashkëpunimit përfshijnë financimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve zhvillimore.
Lexo më shumë: Marrëveshja për afatet dhe kushtet e përgjithshme të bashkëpunimit për zhvillim me Suedinë
Marrëveshjes Shqipëri–Turqi për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Statusin e Zyrës së TIKA-s
Qëllimi i marrëveshjes është të krijojë një kuadër ligjor për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë dhe të mbështesë zhvillimin social e ekonomik të qëndrueshëm përmes projekteve të TIKA-s në Shqipëri. Fushat e bashkëpunimit përfshijnë bujqësinë, zhvillimin rural dhe luftën kundër varfërisë, ujitjen, higjienën dhe infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe përfshirjen sociale, trashëgiminë kulturore, turizmin, mjedisin, teknologjinë dhe inovacionin.
Lexo më shumë: Marrëveshja për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e zyrës TIKA me Turqinë
Marrëveshjes për Bashkëpunim Shqipëri–Zvicër
Kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë një kuadër ligjor dhe institucional për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, për të mbështetur reformat politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri, si dhe për të promovuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Format e bashkëpunimit përfshijnë asistencën teknike, në formë trajnimesh, pajisjesh, ekspertize dhe konsulencash për të adresuar sfidat e tranzicionit në Shqipëri, asistencë financiare, si grante të pakthyeshme për projekte jo komerciale, sidomos në sektorë prioritarë si energjia dhe uji dhe ndihmën humanitare, për përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo njerëzore.
Lexo më shumë: Marrëveshja për bashkëpunimin teknik, financiar, humanitar me Këshillin Federal Zvicër
Marrëveshjes ndërmjet MASHAV dhe Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (30 mars 2023):
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i kushteve të bashkëpunimit teknik ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit përmes ngritjes së kapaciteteve dhe transferimit të njohurive. Marrëveshja synon të forcojë zhvillimin përmes asistencës teknike dhe shkëmbimit të përvojës në fusha të ndryshme. Fushat e bashkëpunimit përfshijnë: bujqësinë, turizmin, menaxhimin e emergjencave dhe traumës, shërbimet publike, arsimin, energjinë, inovacionin dhe zhvillimin, qëndrueshmërinë e komuniteteve, si dhe fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore.
Lexo më shumë: Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin për Zhvillim me MASHAV, Izrael
Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD)
Ky memorandum ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit financiar dhe teknik ndërmjet Shqipërisë dhe AFD-së, në përputhje me prioritetet e vendit për integrimin evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë energjinë dhe tranzicionin energjetik dhe të gjelbër, zhvillimin urban të qëndrueshëm, ujin dhe kanalizimet, transformimin digjital, ekonominë blu dhe fusha të tjera të dakorduara. Bashkëpunimi realizohet përmes huave, granteve, asistencës teknike dhe dialogut politik, me një program investimesh prej 600 milionë eurosh për periudhën 2023–2028.
Lexo më shumë: Memorandumi Mirëkuptimit për Bashkëpunimin e Ndërsjelltë me AFD Francë
Protokolli i Negociatave për bashkëpunim për zhvillim Shqipëri–Gjermani (Berlin, 9 tetor 2024)
Ky protokoll konfirmon partneritetin 35-vjeçar të zhvillimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, me fokus te anëtarësimi në BE, reformat dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Gjermania angazhohet të mbështesë Shqipërinë me 93.39 milion euro për 2024–2025, në formën e granteve, huave dhe asistencës teknike. Fushat kryesore të bashkëpunimit janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi, energjia dhe klima, zhvillimi urban, mbrojtja e mjedisit, qeverisja e mirë dhe integrimi në BE.
Lexo më shumë: Protokolli i Negociatave për bashkëpunimin për zhvillim me Gjermaninë 2024
…
Strategjia e Suedisë për Bashkëpunimin për Reforma me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2021–2027):
Qëllimi i strategjisë është të nxisë zhvillimin demokratik, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në fushat kryesore si: demokracinë, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës dhe barazinë gjinore, shoqërinë gjithëpërfshirëse dhe paqësore, mbrojtja e mjedisit dhe rezistencën ndaj klimës, si dhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qëndrueshëm
Lexo më shumë:
Strategjisë Austriake për Bashkëpunim Zhvillimor me Ballkanin Perëndimor (2024)
Qëllimi i strategjisë është të mbështesë integrimin evropian dhe zhvillimin demokratik e të qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë qeverisjen dhe sundimin e ligjit, zhvillimin social dhe ekonomik gjithëpërfshirës, klimën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Lexo më shumë: Strategjia rajonale me Ballkanin Perëndimor ADA Austri
Strategjia e Bankës Botërore për Shqipërinë 2023–2027
Strategjia e re e Bankës Botërore për Shqipërinë për periudhën 2023–2027 është ndërtuar për të mbështetur vendin në përballimin e sfidave zhvillimore, për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për të ndërtuar një ekonomi më të fortë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse. Fushat kryesore të fokusit të strategjisë përfshijnë rritjen e vendeve të punës në sektorin privat, përmirësimin e kapitalit njerëzor si dhe dixhitalizimin e shërbimeve.
Lexo më shumë: Kuadri i Partneriteti me Shqipërinë i Bankës Botërore 2023-2027
Strategjia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 2025-2030
Strategjia për Shqipërinë 2025-2030 përcakton drejtimet e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe autoritetet shqiptare. Kjo strategji synon të përshpejtojë tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme, konkurruese dhe të integruar në tregjet evropiane. Fushat kryesore që mbështet kjo strategji janë tranzicioni i gjelbër dhe rezistenca ndaj klimës, mbështetja e sektorit privat si dhe investimet në infrastrukture.
Lexo më shumë: Strategjia për Shqipërinë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 2025-2030
Strategjia e Bankës Islame për Zhvillim 2023–2025
Strategjia e Bankës Islame për Zhvillim (IsDB) për vitet 2023–2025 ka për qëllim të përforcojë rolin e Bankës në përballje me sfidat zhvillimore të vendeve anëtare pas pandemisë COVID-19 dhe krizës së Ukrainës, duke mbështetur një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Fushat kryesore që mbështet kjo strategji përfshijnë infrastrukturën e gjelbër, rezistente dhe e qëndrueshme si dhe zhvillim gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor.
Lexo më shumë:
Strategjia e Bankës Këshillit të Evropës 2023-2027
Strategjia e re e Bankës së Këshillit të Evropës për periudhën 2023–2027 ka për qëllim të përforcojë misionin e saj për promovimin e kohezionit social në Evropë, përmes financimit të projekteve që ndihmojnë grupet më të cenueshme dhe përballimin e krizave të shumta: pandemia COVID-19, lufta në Ukrainë, dhe kriza klimatike. Fushat kryesore që mbështeten nga kjo strategji përfshijnë investimet në kapital njerëzor, promovimi e mjediseve të banimit gjithëpërfshirës dhe rezistente si dhe rritjen e punësimit.
Lexo më shumë: Kuadri Strategjik i Bankës së Këshillit të Evropës 2023-2027
Strategjia mbi Kuadrin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022–2026 ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara.
Dokumenti përcakton një kornizë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022–2026, për të përmbushur objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ). Ky dokument mbështet fushat kryesore si: zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe përfshirja sociale, rritje ekonomike e gjelbër dhe e qëndrueshme si dhe qeverisje efektive dhe të drejtat e njeriut.
Lexo më shumë: