Ligji 18-25 per Ratifikimin e Marreveshjes se Huase nen RGF

LIGJ Nr. 18/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI HUAMARRËS, BANKËS SË SHQIPËRISË, SI AGJENT I HUAMARRËSIT, DHE BASHKIMIT EVROPIAN, TË PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN, SI HUADHËNËS, PËR “LEHTËSINË E REFORMËS DHE ZGJERIMIT PËR BALLKANIN PERËNDIMOR”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si
huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 13.3.2025.

Shpallur me dekretin nr. 99, datë 17.3.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, BajramBegaj.

Ligji 18-25 per Ratifikimin e Marreveshjes se Huase nen RGF

Artikuj të ngjashëm
Përmirësimi i Kuadrit Ligjor për Instrumentet e Mbështetjes së Inovacionit në përputhje me Praktikat e Bashkimit Evropian – Masa 3.2.1
Më Shumë
Miratimi i Planit të Veprimit për Përmirësimin e Pozicionimit të Shqipërisë në OECD SME Policy Index – Masa 1.1.4, Hapi 5
Më Shumë
Vendim nr. 533, datë 12.8.2024 – Për një ndryshim në vendimin nr. 161, datë 20.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2025–2027”
Më Shumë
VENDIM Nr. 91, datë 12.2.2025 – PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË POLITIKAVE PRIORITARE 2026–2028
Më Shumë