Lidhja e 95% të Shkollave Publike me Internet me Shpejtësi të Lartë të Paktën 30 Mbps – Masa 2.1.4

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për zgjerimin e infrastrukturës digjitale në arsimin parauniversitar, duke siguruar lidhje me internet me shpejtësi të lartë për të paktën 95% të shkollave publike në Shqipëri. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe operatorët e komunikimeve elektronike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) realizoi lidhjen e 1,803 nga 1,858 shkolla publike, duke arritur një mbulim prej rreth 97% dhe duke tejkaluar objektivin e përcaktuar në Agjendën e Reformave.

Ky investim forcon infrastrukturën digjitale të sistemit arsimor dhe krijon kushtet për përdorimin në shkallë kombëtare të platformave dhe shërbimeve digjitale në arsim, duke përmirësuar aksesin në mësimdhënie moderne dhe zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve dhe mësuesve. Reforma mbështet transformimin digjital të arsimit dhe rrit cilësinë e shërbimeve arsimore në të gjithë vendin.

2.1.4_Connect 95_ of public schools…30 Mbps V2

Artikuj të ngjashëm
Plani i Veprimit për derregullimin gradual të tregut të energjisë elektrike për klientët e lidhur në tension të mesëm dhe të lartë, miratuar me Urdhrin Nr. 322, datë 30.12.2024
Më Shumë
Ligji Nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet zbatuese për përmirësimin e praktikave të inspektimit për bizneset – Masa 1.1.4
Më Shumë
Ndryshimet ligjore për përafrimin e sektorit të energjisë elektrike me Paketën e Integrimit të Tregut të Energjisë së Bashkimit Evropian – Masa 4.1.1
Më Shumë
Ligji Nr. 44/2025 “Për Zyrën e Rikuperimit të Pasurive” dhe funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Pasurive (ARO)
Më Shumë