Kush i menaxhon fondet?

KUSH I MENAXHON FONDET

Fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA III) menaxhohen përmes një sistemi të strukturuar rolesh dhe përgjegjësish, të ndërtuar sipas rregullave dhe standardeve të BE-së.

Në varësi të mënyrës së zbatimit, fondet mund të administrohen drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian ose në mënyrë indirekte nga autoritetet kombëtare të vendit përfitues.

Në rastin e menaxhimit indirekt, Shqipëria ka ngritur një arkitekturë institucionale të dedikuar për programimin, menaxhimin financiar, zbatimin teknik, kontrollin dhe auditimin e fondeve IPA III. Këto struktura sigurojnë përdorim transparent, të rregullt dhe efektiv të fondeve të BE-së, në funksion të reformave dhe prioriteteve të zhvillimit të vendit.

Në vijim, faqja paraqet rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion të përfshirë në këtë proces.


Koordinatori Kombëtar i IPA-s (KKIPA)

Menaxhimi i fondeve të huaja në Shqipëri është një proces kompleks që përfshin institucione qendrore, ministri të linjës dhe partnerë zhvillimorë, duke u mbështetur në një kornizë të qartë ligjore dhe administrative. Qëllimi kryesor është garantimi i përdorimit efikas, transparent dhe të qëndrueshëm të granteve dhe kredive që vendi përfiton për mbështetjen e reformave dhe zhvillimit socio-ekonomik.

Grantet përfaqësojnë asistencë të pakthyeshme financiare ose teknike të ofruar nga Bashkimi Evropian, qeveri partnere, institucione financiare ndërkombëtare apo organizata shumëpalëshe. Ato zbatohen nga ministritë përkatëse dhe agjencitë e tyre, ose drejtpërdrejt nga agjenci zbatuese të donatorëve dhe organizata ndërkombëtare, gjithmonë në bashkëpunim me institucionet përfituese shqiptare. Kjo siguron që edhe kur fondet nuk kalojnë përmes sistemit buxhetor, ato të monitorohen dhe të përdoren në përputhje me prioritetet kombëtare.

Kreditë përbëjnë një instrument financiar të rëndësishëm, të ofruar kryesisht nga institucione financiare ndërkombëtare dhe banka zhvillimore me kushte të favorshme. Negocimi i tyre është kompetencë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), e cila vlerëson ndikimin në borxhin publik dhe përputhjen me strategjinë kombëtare të menaxhimit të financave. Pas ratifikimit nga Kuvendi, zbatimi i projekteve u besohet ministrive të linjës dhe institucioneve zbatuese, ndërsa monitorimi i borxhit kryhet nga MFE për të garantuar që kreditë të përdoren në mënyrë të përgjegjshme dhe në funksion të qëndrueshmërisë fiskale të vendit.


Drejtori i Përgjithshëm
Znj/Z. Eridana Çano

Rruga Xibrakeve, Tiranë

Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA)

Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA), ka përgjegjësinë e përgjithshme për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit, menaxhimin financiar të asistencës dhe për ligjshmërinë dhe rregullsinë e shpenzimeve të IPA-s. ZKA-ja ngre struktura menaxhuese që konsiston nga Zyra Mbështetëse e ZKA-së dhe Organi Kontabël; Zyra Mbështetëse e ZKA-së dhe Organi Kontabël bashkëpunojnë me qëllim që të garantojnë përputhshmërinë, integritetin, efektivitetin dhe efikasitetin e menaxhimit, si edhe të sistemit të kontrollit dhe menaxhimit financiar të ngritur për zbatimin e asistencës IPA.


Zëvendësministër/Zyrtari Kombëtar Autorizues
Z. Andi Memeti

Email: andi.memeti@financa.gov.al

Adresa: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë, Shqipëri

Autoritetet Menaxhuese
  • Për Programet Vjetore IPA

Autoriteti Menaxhues për programet vjetore të IPA III është Zyra Mbështetëse e Koordinatorit Kombëtar IPA (KKIPA), konkretisht Drejtoria e Administrimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian brenda Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

  • Për Programet Shumëvjeçare (2024–2027)

Për menaxhimin e tre Programeve Operacionale shumëvjeçare (OP), janë ngritur tre Autoritete Menaxhuese pranë institucioneve përkatëse, si më poshtë:

  • Autoriteti Menaxhues për Programin Operacional shumëvjecar për Energjinë, pranë ministrisë përgjegjëse për energjinë, për të garantuar koordinimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit teknik të operacioneve që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër dhe sigurinë energjetike.
  • Autoriteti Menaxhues për Programin Operacional shumëvjecar për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale, funksionon pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fokus në transformimin digjital dhe përforcimin e aftësive të administratës publike dhe qytetarëve në epokën digjitale.
  • Autoriteti Menaxhues për Programin Operacional shumëvjecar për Punësimin e të Rinjve është ngritur pranë ministrisë përgjegjëse duke u fokusuar në politikat për fuqizimin e punësimit të të rinjve dhe zbatimin e garancisë rinore.

Organet e Ndërmjetme

Organet e ndërmjetme për menaxhimin e politikave (ONMP);

Organiet e Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave (ONMP) janë struktura brenda administrates shtetërore, që kryejnë detyrat e menaxhimit të fushës së politikave të një programi, të cilit i është caktuar. ONMP-ja mbështet Autoritetin Menaxhues në aspektet teknike të zbatimit të programeve, veçanërisht në përgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve, koordinimin e politikave përkatëse sektoriale dhe monitorimin e progresit.

Në kuadër të zbatimit të programeve vjetore janë ngritur 5 (pesë) Organe të Ndërmjetme për Menaxhimin e Politikave për IPA 2022 pranë:

  • Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve;
  • Agjencisë Kombëtare të Rinisë;
  • Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për “Support to broadband”;
  • Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për “Support to railways”;
  • Ministria së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në kuadër të zbatimit të Programeve Operacionale shumëvjeçare të IPA III, janë ngritur gjithsej tre Organe të Ndërmjetme për Menaxhimin e Politikave (ONMP), të cilat mbështesin zbatimin teknik dhe sektorial të programeve përkatëse:

Për Programin Operacional për Energjinë (2024–2027) janë ngritur dy struktura ONMP:

  • një drejtori e veçantë pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë (AEE);
  • një drejtori e veçantë pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM).

Për Programin Operacional për Garancinë Rinore (2024–2027) është ngritur një strukturë ONMP:

  • një drejtori e veçantë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar (ONMF)

Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar/CFCU është strukturë brenda administrates shtetërore, e cila zbaton detyrat e menaxhimit financiar për programet vjetore dhe shumëvjecare.

CFCU është njësia e vetme kontraktuese e akredituar në Shqipëri për projektet e menaxhuara në mënyrë indirekte (decentralizuar) nga BE.

Roli i saj përfshin:

  • Hartimin dhe publikimin e procedurave të tenderimit;
  • Nënshkrimin e kontratave me përfituesit dhe operatorët ekonomikë;
  • Menaxhimin financiar dhe disbursimin e fondeve të BE-së;
  • Zbatimin e kontrolleve administrative dhe financiare për sigurinë e fondeve.

CFCU është pjesë e Ministrisë së Financave, por vepron në mënyrë të pavarur nga ana operacionale.


Drejtori i Përgjithshëm
Znj. Veronika Korkaj

Email: cfcu-albania@financa.gov.al

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 ; Tiranë, Shqipëri>

Autoriteti Auditues (AA)

Autoriteti  Auditues, është një organ publik funksionalisht i pavarur nga strukturat dhe autoritetet e përcaktuara dhe gëzon autonominë e nevojshme.


Julja Mata

julja.mata@aapaa.gov.al