KUADRI I INVESTIMEVE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (WBIF)




Çfarë është WBIF?

Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një platformë koordinimi dhe bashkëpunimi e cila kombinon forma dhe burime të ndryshme të financimit (të kthyeshme dhe grant) në mbështetje të sektorit publik dhe privat në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

WBIF u krijua në vitin 2009 dhe funksionon si një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian, Institucioneve Financiare Ndërkombëtare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Banka Evropiane e Investimeve (EIB), Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB), Banka Gjermane për Zhvillim KfW, Banka Botërore (WB), Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Banka Italiane Cassa Depositi e Prestiti (CDP), Donatorëve Bilateral si dhe vendeve përfituese të rajonit me qëllim rritjen e harmonizimit për jetësimin e investimeve dhe zhvillim socio-ekonomik të rajonit, duke kontribuar në perspektivën evropiane dhe proceset integruese.

Rrugëtimi i WBIF-it

2009
Themelimi
WBIF krijohet si nismë e përbashkët

2015
Connectivity Agenda
Transport, energji dhe lidhje digjitale 2015–2020

2021
Plani Ekonomik i Investimeve
Rimëkëmbje ekonomike dhe tranzicion i gjelbër 2021–2027

2024
Plani I Rritjes
Faciliteti për Reforma dhe Rritje 2024–2027

← rrëshqit për të parë të gjitha →

Shifrat kryesore

WBIF/IPA në Shqipëri

€517.1M
Grante Investimi 2009–2026

€68.4M
Grante Asistencë Teknike

19
Projekte investimi

59
Veprimtari Asistencë Teknike
Burimi: SASPAC/WBIF-MIS

Rezultate të pritshme

Impakti i pritshëm 2024–2030

196 km
Hekurudhë e rehabilituar

21.5 km
Bypass autostradale i ndërtuar

563 MW
Kapacitet energjie të rinovueshme i instaluar

130 km
Linja transmetimi 400 kV të përmirësuara

615
Shkolla me Smart Labs — 198,300 nxënës/vit

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS





Fushat e investimit

Ndarja e granteve sipas sektorit

Transport i qëndrueshëm
55% · €322.7M
Rrjeti hekurudhor bërthamë dhe i zgjeruar TEN-T, rrjeti rrugor TEN-T, infrastrukturë portuale, infrastrukturë inteligjente, sisteme të shpejta të transportit urban

Mjedis dhe klimë
27% · €155.7M
Menaxhimi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotur, qendrat e menaxhimit të mbetjeve, mbyllja e landfilleve jo në përputhje me standardet, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

Energji e pastër
15% · €89.4M
Linjat e transmetimit, shpërndarje, digjitalizim i rrjetit, ruajtja e energjisë, rehabilitimi i hidrocentraleve, energjia e rinovueshme, eficienca e energjisë

E ardhmja digjitale
2% · €14.0M
Infrastruktura Broadband ultra e shpejtë dhe e sigurt, qendrat e të dhënave, sinergji ndërlidhjeje me sektorët e tjerë

Zhvillimi i kapitalit njerëzor
1% · €3.6M
Digjitalizimi dhe energjia eficiente në infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore, investime infrastrukturore në zbatim të reformave konkrete në punësim dhe përfshirje sociale (pjesë e Agjendës së Reformave)



Investimet

Projektet kryesore të financuara nën WBIF/IPA

Investime strategjike në infrastrukturën e Shqipërisë


01
Ndërlidhja energjitike Shqipëri – Maqedoni e Veriut: Seksioni i Rrjetit në Shqipëri
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / OST · KfW

€17.5M
grant

€81.6M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti përfaqëson një investim strategjik, përmes të cilit zbatohet pjesa shqiptare e linjës së transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedonia e Veriut, si pjesë e korridorit Lindje–Perëndim të transmetimit të energjisë. Pjesa shqiptare përbëhet nga dy segmente: linja e transmetimit Elbasan–Fier dhe linja Elbasan–Qafë Thanë. Gjithashtu, nënstacioni i Fierit zgjerohet, ndërsa ndërtohet nënstacioni i ri Elbasan 3. Lidhja me Maqedoninë e Veriut është pjesë e Korridorit VIII dhe do të mundësojë transmetimin e energjisë drejt Italisë.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / OST

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS


02
Rehabilitimi i hekurudhës Durrës–Tiranë dhe ndërtimi i degëzimit me Rinasin
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH · EBRD

€35.5M
grant

€120.0M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore ndërmjet Durrësit dhe Tiranës, si dhe ndërtimin e një segmenti të ri lidhës me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Është në përputhje me strategjinë kombëtare për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore dhe pjesë e rrjetit TEN-T të Ballkanit Perëndimor, Korridori VIII. Koha e parashikuar e udhëtimit: 12 minuta nga Tirana në TIA dhe 22 minuta nga Tirana në Durrës. Rehabilitimi do të mundësojë shpejtësi 100–120 km/h.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS


03
Rehabilitimi i hekurudhës Vorë–Hani Hotit
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH · EBRD / EIB

€133.4M
grant

€308.1M
vlera indikative

Detajet e projektit
Ky projekt investimi do të rehabilitojë 120 km linjë hekurudhore dhe 12 stacione treni, duke përfshirë sisteme të reja sinjalizimi dhe përmirësime të sigurisë, nga Vora deri në kufirin me Malin e Zi. Kjo linjë hekurudhore është pjesë e zgjerimit të planifikuar të Rrjetit Bërthamë TEN-T drejt Ballkanit Perëndimor dhe përfaqëson lidhjen ndërkombëtare hekurudhore të Shqipërisë. Linja e re do të mundësojë shpejtësi deri në 120 km/h.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS


04
Krijimi i Smart Labs — rrjeti i laboratorëve TIK për arsimin parauniversitar
AKSI / Min. Arsimit · CEB

€10.1M
grant

€40.7M
vlera indikative

Detajet e projektit
Nëpërmjet këtij projekti do të ngrihen 654 laboratorë inteligjentë TIK në 615 shkolla në të gjithë vendin, duke rritur disponueshmërinë e laboratorëve kompjuterikë për nxënësit në arsimin parauniversitar dhe duke forcuar aftësitë në programim kompjuterik.
Përfitues: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit


05
Transporti i Gjelbër në qytetin e Tiranës
Bashkia Tiranë · KfW

€31.1M
grant

€110.4M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti i Transportit të Gjelbër do të krijojë sistemin e parë të transportit të shpejtë me autobusë elektrikë (e-BRT) në Tiranë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe reduktimin e niveleve të larta të ndotjes së ajrit dhe mbingarkesës së trafikut. Sistemi do të zbatohet në tre linja: “Unaza”, “Tirana e Re” dhe “Kombinat–Kinostudio”.
Përfitues: Bashkia Tiranë

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS


06
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH · EIB / EBRD

€60.5M
grant

€122.9M
vlera indikative

Detajet e projektit
Ky projekt shënon fazën e parë të rindërtimit të infrastrukturës hekurudhore të Korridorit VIII në Shqipëri. Segmenti hekurudhor shtrihet përgjatë pjesës qendrore të vendit dhe lidh dy stacione kyçe: Shkozetin dhe Rrogozhinën. Projekti është pjesë e një plani më të gjerë për rijetësimin e sektorit hekurudhor, duke kombinuar investime në infrastrukturë, reforma në sektor dhe ofrimin e shërbimeve të standardizuara.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS


07
Përmirësimi i ITUN Durrës dhe Rehabilitimi i kanalizimeve në zonën historike
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / AKUK · AFD

€84.8M
grant

€119.8M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti parashikon rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në zonën historike të qytetit të Durrësit si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) ekzistues. Qëllimi është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe mjedisit bregdetar të 350,000 banorëve dhe turistëve, duke ndikuar pozitivisht në biodiversitet dhe turizëm.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / AKUK

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS, EEAS



Plani I Rritjes · 2024–2027
Faciliteti për Reforma dhe Rritje





Shiko direktorinë →

Projekte të Miratuara

Kontributi total i WBIF në kuadër të Planit të Rritjes


GP1
Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të Shqipërisë
Modernizimi i nënstacioneve të sistemit të transmetimit
Energjia
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / OST · KfW

€13.6M
kontribut WBIF

€51.5M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti përfshin digjitalizimin e 40 nënstacioneve të tensionit të lartë (110 kV) dhe mesëm (35, 20, 10 ose 6 kV). Objektivi është t’i mundësojë sistemit shqiptar të transmetimit lidhjen e ardhshme të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme, në përputhje me kërkesat e ENTSO-E dhe politikat e energjisë së gjelbër të BE-së.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / OST


GP2
Rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës
Rehabilitimi elektro-mekanik i hidrocentralit më të madh në vend
Energjia
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / KESH · KfW

€10.5M
kontribut WBIF

€94.6M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti përmirëson pajisjet dhe sistemet e hidrocentralit të Fierzës, duke mundësuar funksionimin e tij për të paktën edhe 30 vite të tjera, me një rritje të efikasitetit prej 4%. Kontributi nga WBIF mbështet fazën e dytë të projektit me fushëveprim të zgjeruar.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / KESH


GP3
Ndërtimi i linjës së transmetimit me dy qarqe 220 kV Tiranë–Rrashbull dhe Unaza 110 kV e Tiranës
Linja e transmetimit me qark të dyfishtë + Unaza 110kV
Energjia
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / OST · KfW

€8.0M
kontribut WBIF

€49.2M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti ndërton një linjë të re me dy qarqe 400/220 kV ndërmjet Tiranës dhe Rrashbullit dhe zgjeron rrjetin e transmetimit 110 kV në zonën e Tiranës. Këto përmirësime janë thelbësore për të përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike në rajonin e kryeqytetit dhe për të përmirësuar sigurinë e furnizimit.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / OST


GP4
Elektrifikimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe lidhja me Aeroportin e Rinasit
Modernizimi i lidhjes hekurudhore Kryeqytet–Durrës–Aeroport
Transporti
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH · EBRD

€13.2M
kontribut WBIF

€27.5M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti përfshin elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Tiranë dhe lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përmes një linje kontakti (Overhead Contact Line) të tipit katenar, e projektuar për shpejtësi deri në 120 km/h.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë / HSH


GP5
Investim për infrastrukturën me brez të gjerë në zonat e bardha (Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Korçë)
Shtrirja e rrjetit në zonat rurale
Digjital
Min. Infrastrukturës dhe Energjisë · EIB / CEB

€36.1M
kontribut WBIF

€114.2M
vlera indikative

Detajet e projektit
Projekti synon përmirësimin e ndërlidhjes digjitale dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social në 8 qarqe të Shqipërisë (Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Korçë). Do të instalohen 7,000 km kabllo me fibra optike në zonat e bardha, duke sjellë internet me brez të gjerë për më shumë se 74,000 familje dhe 858 institucione publike.
Përfitues: Min. Infrastrukturës dhe Energjisë

Burimi: SASPAC/WBIF-MIS



NVM-të dhe sektori privat

Mbështetja për sektorin privat

Krahas mbështetjes për sektorin publik, WBIF në funksion të zhvillimit social-ekonomik të rajonit dhe avancimit të proceseve integruese mbështet edhe zhvillimin e sektorit privat i cili është me rëndësi themelore në arritjen e këtyre objektivave.

Nëpërmjet operacioneve të përziera (blending), me qëllim kryesor lehtësimin e aksesit në burimet e financimit, Komisioni Evropian, në partneritet me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, kanalizon fondet përmes WBIF drejt institucioneve financiare partnere vendore të cilat përkthehen më pas në instrumente si hua, garanci apo forma të tjera të mbështetjes kryesisht për NVM-të dhe NMVM-të.

Mëso më shumë për mbështetjen e sektorit privat nga WBIF →



Bashkëpunimi

Organizata Partnere Financiare

Institucione financiare ndërkombëtare partnere të WBIF

EBRD
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Faqja →

EIB
Banka Evropiane e Investimeve

Faqja →

Grupi i Bankës Botërore

Faqja →

KfW
Banka Gjermane për Zhvillim

Faqja →

CEB
Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim

Faqja →

AFD
Agjencia Franceze për Zhvillim

Faqja →

CDP
Cassa Depositi e Prestiti

Faqja →

Shiko të gjithë partnerët financiarë në wbif.eu →



Burime dhe kontakt

Për informacion mbi projektet, thirrjet për propozime, ose mundësitë e financimit.

Kontaktoni SASPAC-in

Artikuj të ngjashëm
IPA III
Më Shumë
IPA Shumëvendëshe (rajonale)
Më Shumë