Krijimi dhe Funksionalizimi i Zyrës për Rikuperimin e Pasurive (Asset Recovery Office) – Masa 5.1.1

Ky dokument paraqet përmbushjen e hapit të Agjendës së Reformave për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Rikuperimin e Pasurive (Asset Recovery Office – ARO), si struktura kombëtare përgjegjëse për identifikimin, gjurmimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Pas miratimit të Ligjit Nr. 44/2025, ARO u ngrit si një strukturë e specializuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me kuadër organizativ, staf të dedikuar, procedura standarde të punës dhe akses në platformat kombëtare dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit.

Zyra është tashmë plotësisht funksionale dhe vepron si pika kombëtare e kontaktit për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e rikuperimit të pasurive, duke përdorur sisteme të sigurta si SIENA dhe CARIN. Gjatë periudhës së raportimit, ARO ka trajtuar kërkesa kombëtare dhe ndërkombëtare, ka kryer identifikimin dhe verifikimin e personave dhe pasurive, si dhe ka zhvilluar shkëmbim informacioni me autoritete homologe në disa shtete evropiane dhe partnere. Reforma forcon luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rrit efektivitetin e konfiskimit të pasurive me origjinë kriminale dhe përmirëson bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit.

5.1.1_ARO_Final_Fiche_V5

Artikuj të ngjashëm
Vënia në funksion e Tregut Intraday të Energjisë Elektrike (IDM) dhe integrimi me tregun rajonal të energjisë – Masa 4.1.1, Hapi 2
Më Shumë
Matrica e Strategjive Aktive të miratuara në vitin 2025
Më Shumë
Funksionalizimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm për Substancat e Reja Psikoaktive (National Early Warning System – NEWS) – Masa 5.2.1, Hapi 3
Më Shumë
Ligji Nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet zbatuese për përmirësimin e praktikave të inspektimit për bizneset – Masa 1.1.4
Më Shumë