Komiteti i Planifikimit Strategjik – Çfarë është dhe si funksionon?

Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS) është organi ndërinstitucional më i lartë i qeverisë shqiptare në fushën e planifikimit strategjik, i krijuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 4, datë 11.01.2022. Ai drejtohet nga Kryeministri dhe përfshin ministra dhe drejtues institucionesh të tjera të nivelit të lartë.

KPS ka për mision të garantojë koherencën ndërmjet objektivave strategjike dhe buxhetit të shtetit, duke siguruar që politikat dhe projektet të jenë të lidhura ngushtë me prioritetet kombëtare dhe procesin e integrimit evropian.

Mbledhjet e KPS zhvillohen periodikisht, sipas një kalendari të miratuar, dhe organizohen nga Sekretariati Teknik, i cili mbështetet nga Drejtoria e Planifikimit Strategjik. DPS përgatit agjendën, materialet, dokumentacionin shoqërues dhe ndjek zbatimin e vendimeve. Vendimmarrja e KPS ka karakter udhëzues dhe është e detyrueshme për institucionet përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e strategjive.