Kërkesa për Disbursimin e Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (Reform and Growth Facility – RGF) – Raportimi i Tretë

Ky dokument përmban kërkesën zyrtare të Republikës së Shqipërisë drejtuar Komisionit Evropian për disbursimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (Reform and Growth Facility – RGF). Kërkesa shoqëron paketën e tretë të raportimit dhe paraqet vlerësimin e përmbushjes së hapave të reformës për masat me afat qershor 2026, masat e realizuara gjatë periudhave të tolerancës (grace periods) për qershor dhe dhjetor 2026, si dhe katër masa të raportuara në mënyrë të parakohshme për afatin dhjetor 2026.

Dokumenti përmbledh hapat e reformës të raportuar, vlerën financiare të lidhur me secilin prej tyre dhe evidencën mbështetëse që shoqëron kërkesën, duke konfirmuar përmbushjen e kushteve të pagesës të përcaktuara në Agjendën e Reformave. Në përfundim të dokumentit kërkohet disbursimi i një shume neto prej 215.4 milionë euro, e ndarë ndërmjet mbështetjes direkte buxhetore dhe financimit përmes Western Balkans Investment Framework (WBIF), në përputhje me marrëveshjen e Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

Request for release of funds- 15.7.2026

Artikuj të ngjashëm
Përfundimi i Digjitalizimit të Kartelave të Pasurive të Paluajtshme dhe Integrimi i Tyre në Sistemin Digjital Kadastral – Masa 1.1.2
Më Shumë
Raporti Vjetor i Instrumentit për Reformë dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (WBGF) – Viti 2024
Më Shumë
Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028, miratuar me Urdhrin Nr. 710, datë 09.06.2025
Më Shumë
Miratimi dhe Zbatimi i Udhërrëfyesit për Rritjen e Efiçencës së Gjyqësorit dhe Uljen e Çështjeve të Prapambetura – Masa 5.4.2
Më Shumë