IPA Shumëvendëshe (rajonale)

Programet dypalëshe IPA bashkëplotësohen nga programet me shumë vende përfituese /rajonale IPA, të njohura si IPA Multi-Country, me qëllim përmbushjen e objektivave të asistencës IPA nga Bashkimi Evropian. Mbështetja nëpërmjet IPA Multi-Country vjen kryesisht për të adresuar çështje me natyrë rajonale, ose kur një qasje rajonale do të mundësojë efikasitet më të madh.

Veprimtaritë nën IPA Multi-Country programohen kur:

a) trajtohen objektiva të mirëpërcaktuara rajonale që nxisin bashkëpunimin rajonal dhe kur çështjet trajtohen më mirë në m

ënyrë rajonale për shkak të dimensionit të tyre ndërkufitar;

b) është e përshtatshme të ndiqet një metodologji e përbashkët, për shembull, për të kryer analiza krahasuese, studime diagnostikuese ose shkëmbime të praktikave më të mira (si në rastin e TAIEX);

c) në rastin e lehtësirave/mekanizmave që mundësojnë qasje të përbashkëta koherente dhe ofrojnë efikasitet më të madh, përfshirë përfitimet nga ekonomitë e shkallës;

d) natyra dhe madhësia e investimeve kërkon që ato të zbatohen nën Kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Dokumentat e Veprimit nën IPA Multi-Country përgatiten nga shërbimet e Komisionit Evropian dhe më pas draftet e propozuara konsultohen për komente dhe me vendet përfituese, përpara kalimit të fazave të miratimit përfundimtar.

Edhe nën periudhën programuese shumë-vjeçare aktuale 2025-2027 programi IPA Multi-Country mbetet një mjet kyç për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve (EIP) dhe në mbështetje të objektivave të Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në integrimin e rajonit dhe synuar të sigurojë një qasje të përbashkët përmes asistencës teknike për institucionet, si edhe mbështetjes për shoqërinë civile dhe median në vendet përfituese.

Një informacion më i detajuar për asistencën nën IPA Multi-Country gjendet në këtë link.

Artikuj të ngjashëm
PROGRAMET E UNIONIT
Më Shumë
PROGRAMET E BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL
Më Shumë
KUADRI I INVESTIMEVE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (WBIF)
Më Shumë