IPA 3 (archive)


Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit — IPA III

Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) përbën shtyllën kryesore të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë në kuadër të procesit të anëtarësimit. Për periudhën e kornizës financiare shumëvjeçare 2021–2027, buxheti total i IPA III Kombëtar për Shqipërinë është 524.85 milionë euro, duke mundësuar financimin e reformave thelbësore institucionale, zhvillimin e kapaciteteve administrative dhe përafrimin progresiv me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ndryshe nga instrumentet e mëparshëm, IPA III operon mbi bazën e një qasjeje të orientuar nga politikat (policy-driven approach), ku fondet nuk ndahen më paraprakisht sipas zarfeve kombëtare, por alokohen mbi bazën e prioriteteve tematike të BE-së dhe progresit të vendit drejt anëtarësimit[1]. Kjo qasje forcon parimin e kushtëzimit dhe nxit përgjegjshmërinë institucionale në zbatimin e reformave.

Zbatimi i IPA III bazohet në partneritetin ndërmjet institucioneve shqiptare — të koordinuara nga Drejtoria e Administrimit të Asistencës Financiare të BE-së në SASPAC — dhe Komisionit Evropian, duke garantuar përdorim transparent, të qëndrueshëm dhe me ndikim të fondeve për qytetarët shqiptarë. Baza ligjore e partneritetit rregullohet nga Marrëveshja Kuadër Financiare e Partneritetit IPA III, e ratifikuar me Ligjin Nr. 65/2022[2].

€524.85M
Buxheti total IPA III Kombëtar për Shqipërinë
2021–2027
Periudha programore[1]
5
Dritare tematike (Windows)[1][3]

Shënim: Buxheti IPA III nuk ndahet më paraprakisht sipas vendeve, por mbi bazën e prioriteteve tematike dhe performancës. Alokimet konkrete për Shqipërinë realizohen nëpërmjet marrëveshjeve vjetore financiare (IPA 2021, 2022, 2023, 2024) dhe Planit Shumëvjeçar 2025–2027, të detajuara në seksionet më poshtë.

Dritaret tematike dhe fushat e mbështetjes

Fondet IPA III programohen sipas pesë dritareve tematike (thematic windows)[1][3], që reflektojnë grupimet e kapitujve negociues sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit. Secila prej këtyre dritareve adreson prioritete specifike të procesit të anëtarësimit. Korniza Programore e IPA III përmban 20 prioritete tematike sipas Rregullores së IPA III[4], prej të cilave 17 zbatohen konkretisht në Kornizën Programore të Shqipërisë[2]. Institucionet shqiptare zbatuese bashkëpunojnë ngushtë me Delegacionin e BE-së dhe strukturat e SASPAC për menaxhimin dhe monitorimin e projekteve.

Dritarja 1 · 12% · €51.4M[3]
Shteti i së Drejtës, të Drejtat Themelore dhe Demokracia
Forcimi i sistemit gjyqësor përmes vijimit të reformës në drejtësi, procesit të vettingut dhe konsolidimit të institucioneve të reja. Mbështetje për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirinë e medias.

Dritarja 2 · 7% · €29M[3]
Mirëqeverisja, Përafrimi me Acquis-in e BE-së, Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore dhe Komunikimi Strategjik
Zhvillimi i institucioneve të mirëqeverisjes, forcimi i zbatimit të acquis-it të BE-së, përmirësimi i administratës publike, nxitja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe komunikimit strategjik e bashkëpunimit rajonal.
Institucione kryesore zbatuese:
Kryeministria ·
Ministritë e Linjës ·
Ministër Shteti dhe Kryenegociator ·
Departamenti i Administratës Publike ·
SASPAC

Dritarja 3 · 56% · €238.9M[3]
Agjenda e Gjelbër dhe Lidhjet e Qëndrueshme
Mbështetje për tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, përmirësimin e infrastrukturës së transportit, efiçiencën energjetike, mbrojtjen e mjedisit dhe lidhjet e qëndrueshme rajonale. Kjo dritare përfshin edhe investimet strategjike në sektorin e energjisë dhe transportit.

Dritarja 4 · 25% e fondeve IPA III për Shqipërinë · €105.5M[5]
Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse
Rritja e konkurrueshmërisë ekonomike dhe nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës përmes inovacionit, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Kjo dritare mbulon gjithashtu mbështetjen për NVM-të, punësimin e të rinjve, aftësimin profesional, arsimimin cilësor, bujqësinë dhe zhvillimin rural (nëpërmjet IPARD III).

Dritarja 5[3]
Bashkëpunimi Territorial dhe Ndërkufitar
Nxitja e bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe integrimi rajonal përmes programeve ndërkufitare dhe transnacionale. Shqipëria merr pjesë në disa programe Interreg IPA III, përfshirë Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027, Interreg IPA South Adriatic (Itali–Shqipëri–Mal i Zi, buxhet €81.26 milionë)[6] dhe Interreg VI-B IPA Adrion 2021–2027. Këto programe mbështeten nga IPA III me bashkëfinancim.
Institucione kryesore zbatuese:
SASPAC ·
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Marrëveshjet Financiare Vjetore për Shqipërinë

2021
Marrëveshja Financiare IPA 2021
VKM Nr. 765, datë 12.12.2022 · Fletorja Zyrtare Nr. 167, datë 14.12.2022[5]
Fillimi i projekteve që mbështesin reforma kyçe në drejtësi, pronësi, mjedis dhe zhvillim ekonomik.
Marrëveshja financiare
Menaxhim direkt
2022
Marrëveshja Financiare IPA 2022
VKM Nr. 165, datë 24.03.2023 · Fletorja Zyrtare Nr. 48, datë 24.03.2023
Forcimi i shtetit të së drejtës, vijimi i vettingut, konsolidimi i demokracisë dhe lirisë së medias, rritja e punësimit, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.
Marrëveshja financiare
Menaxhim direkt dhe indirekt (CFCU)
2023
Marrëveshja Financiare IPA 2023 · Mbështetje buxhetore
VKM Nr. 166, datë 24.03.2023 · Fletorja Zyrtare Nr. 48[5]
“State Building and Resilience Contract for Albania”[8] — përballimi i krizës energjetike, mbështetja e NVM-ve dhe familjeve në nevojë, nxitja e reformave të qëndrueshme.
Mbështetje buxhetore
Disbursim direkt në Thesar
2024
Marrëveshja Financiare IPA 2024
VKM Nr. 414, datë 23.07.2025 · Fletorja Zyrtare Nr. 317, datë 31.07.2025
Zbatimi i projekteve të përfshira në paketën financiare IPA III për vitin 2024. Koordinatori Kombëtar IPA (NIPAC) dhe Zyra Mbështetëse e NIPAC kanë koordinuar institucionet përfituese në përgatitjen e dokumenteve.
Marrëveshja financiare
Menaxhim direkt

Shënim mbi shifrat financiare: Shumat e sakta për çdo Marrëveshje Financiare Vjetore janë në procesin e verifikimit me dokumentet zyrtare të nënshkruara. Për shifrat më të përditësuara, konsultoni Raportin Vjetor të Zbatimit IPA 2023 dhe faqen zyrtare të DG NEAR.

Programimi IPA 2025–2027

Cikli i programimit 2025–2027 shënon një risi thelbësore në historinë e IPA-s në Shqipëri: për herë të parë, tre vite programore janë përfshirë në një ushtrim të vetëm planifikimi[5]. Kjo qasje shumëvjeçare ka mundësuar një vizion më strategjik, koherencë më të madhe me procesin e negociatave të anëtarësimit dhe një lidhje më të fortë ndërmjet fondeve dhe objektivave të politikave sektoriale.

Programimi u zhvillua nën koordinimin e Koordinatorit Kombëtar IPA (NIPAC), me mbështetjen e projektit të Asistencës Teknike të BE-së “Mbështetje për Menaxhimin e Asistencës Financiare të BE-së në Shqipëri” dhe Delegacionit të BE-së[5]. Risi konceptuale të këtij cikli janë termat “drejtësi e integruar” dhe “mirëqeverisje e integruar”, që reflektojnë ndërthurjen e reformave institucionale me procesin e anëtarësimit.

5 Dokumente Veprimi · Vlerë totale: €100 milionë[5]

€25.563M
IPA 2025

[5]

BE për Drejtësi të Integruar dhe të Drejtat e Njeriut
Mbështetje për vijimin e reformës në drejtësi, forcimin e pavarësisë së gjykatave, konsolidimin e institucioneve të reja gjyqësore dhe prokurorisë speciale, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në përputhje me standardet e BE-së.

€8M
IPA 2025

[5]

BE për Lëndët e Para Kritike
Mbështetje për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të lëndëve të para kritike në Shqipëri, në kuadër të prioriteteve strategjike të BE-së për sigurinë e furnizimit dhe autonominë industriale.

€24.937M
IPA 2026

[5]

BE për Mirëqeverisjen e Integruar
Forcimi i kapaciteteve të administratës publike, përmirësimi i proceseve të politikëbërjes bazuar në evidenca, dixhitalizimi i shërbimeve qeveritare dhe rritja e transparencës institucionale në kuadër të përafrimit me standardet e BE-së.

€23M
IPA 2026

[5]

Instrumenti Lehtësues i Integrimit Evropian
Mekanizëm fleksibël që mbështet nevojat e menjëhershme institucionale gjatë procesit të negociatave, përfshirë përgatitjen e pozicioneve negociuese, përkthimin e acquis-it dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e procesit të anëtarësimit.

€18.5M
IPA 2027

[5]

BE për Sundimin e Ligjit dhe Demokracinë
Konsolidimi i arritjeve të reformës në drejtësi, forcimi i mekanizmave antikorrupsion, mbështetja e proceseve demokratike dhe sigurimi i respektimit të sundimit të ligjit si parakusht themelor i anëtarësimit në BE.

Rezultatet dhe aktivitetet e këtyre dokumenteve janë të lidhura ngushtë me Agjendën e Reformave 2024–2027 dhe mbështetjet e tjera të BE-së, duke respektuar parimin e komplementaritetit[5].

Programet Operacionale 2024–2027

Në kuadër të IPA III, Shqipëria ka përgatitur dhe miratuar tre Programe Operacionale për periudhën 2024–2027, me kontribut total të BE-së prej €130 milionë (€30M + €50M + €50M)[5]. Programet u hartuan në 2023, u dërguan në Komisionin Evropian më 30 qershor 2023 dhe u miratuan në gusht 2024[5]. Bashkë me bashkëfinancimin kombëtar (rreth 30%), investimi i përbashkët arrin në rreth €186 milionë[9]. Ato zbatohen përmes menaxhimit indirekt dhe synojnë të mbështesin reformat strukturore në fusha prioritare për zhvillimin e vendit.

€30M kontribut BE
+ bashkëfinancim kombëtar
Lexo më shumëMbyll
Programi Operacional për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale
Modernizimi dhe konsolidimi i infrastrukturës digjitale të Shqipërisë, me synimin që deri në vitin 2030 vendi të jetë plotësisht i digjitalizuar në funksion të qytetarëve, sipërmarrjes dhe brezit të ri[5].
Rezultate të pritshme: Përmirësim i sistemeve elektronike në sektorët kryesorë, automatizim i shërbimeve publike, lehtësim i jetës së qytetarëve, bizneseve dhe funksionimit të administratës.

Shiko dokumentin në SASPAC →

€50M kontribut BE
+ bashkëfinancim kombëtar
Lexo më shumëMbyll
Programi Operacional për Energjinë
Rritja e efiçiencës së energjisë dhe ulja e konsumit përmes masave të gjelbra e inovative, me fokus në ndërtesat publike, furnizimin me ujë, transportin e qëndrueshëm dhe burimet e ripërtëritshme[5].
Rezultate të pritshme: Auditime energjetike, e-mobilitet me stacione karikimi, panele fotovoltaike, elektrifikimi i hekurudhave.

Shiko dokumentin në SASPAC →

€50M kontribut BE
+ bashkëfinancim kombëtar
Lexo më shumëMbyll
Programi Operacional për Punësimin e të Rinjve[10]
Rritja e punësimit dhe përmirësimi i aftësive të të rinjve, duke nxitur arsimimin, pjesëmarrjen aktive dhe zhvillimin e potencialit të tyre profesional në tregun e punës[5].
Rezultate të pritshme: Zbatimi i Planit të Garancisë Rinore — punësim, trajnime ose arsimim cilësor për çdo të ri brenda një periudhe të caktuar pas daljes në tregun e punës.

Shiko dokumentin në SASPAC →

Shtrirja gjeografike e programeve

Programet dhe projektet IPA III kanë shtrirje kombëtare, duke mbuluar të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Programet Operacionale zbatohen në nivel qendror dhe vendor, ndërsa projektet e investimeve WBIF përqendrohen në akse infrastrukturore strategjike. Deri më sot, WBIF ka kontribuar €333.4 milionë në grante për projektet e investimeve në Shqipëri, prej të cilave €330.7 milionë janë fonde IPA të BE-së[11].

Tiranë Durrës Shkodër Vlorë Korçë Elbasan Fier Berat Gjirokastër Kukës Lezhë Shtrirje kombëtare e programeve IPA III

Shtrirja e programeve kryesore

Shtrirje kombëtare


Programet Vjetore Kombëtare (IPA 2021–2024)
Drejtësi, mirëqeverisje, mjedis, zhvillim ekonomik — të gjithë territorin

OP Ekonomia dhe Shoqëria Dixhitale
Infrastrukturë dixhitale kombëtare, platforma e-Albania, automatizimi i shërbimeve publike

OP Energjia
Efiçienca energjetike në ndërtesa publike, stacione karikimi, panele fotovoltaike, elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës–Rinas

OP Punësimi i të Rinjve
Zbatimi i Planit të Garancisë Rinore në 12 qarqe — trajnime profesionale, programe punësimi dhe arsimimi për të rinjtë

Programet Ndërkufitare (Dritarja 5)
Interreg IPA Greqi–Shqipëri, South Adriatic (Itali–Shqipëri–Mal i Zi), Adrion 2021–2027

Projektet e investimeve — WBIF[11]

Rehabilitimi i HEC Fierzë
Rinovimi i turbinave dhe sistemeve të hidrocentralit më të madh në vend
Linja 220kV Tiranë–Rrashbull
Ndërtimi i linjës së transmetimit me qark të dyfishtë dhe Unaza 110kV
Digjitalizimi i Sistemit të Transmetimit
Modernizimi i infrastrukturës digjitale të OST-së
Elektrifikimi i Hekurudhës Tiranë–Durrës–Rinas
Modernizimi i lidhjes hekurudhore kryeqytet–port–aeroport
Internet me shpejtësi të lartë (Broadband)
Shtrirja e rrjetit me shpejtësi të lartë në zonat rurale pa mbulim (zona të bardha)
Korridori VIII: Durrës–Rrogozhinë
Grant BE prej €60.4 milionë për infrastrukturën e Korridorit VIII[2]

Kuadri ligjor dhe normativ

Rregullore BE
Regulation (EU) 2021/1529 — Rregullorja IPA III
Rregullorja themelore e IPA III, miratuar më 15 shtator 2021, e zbatueshme retroaktivisht nga 1 janari 2021. Përcakton objektivat e përgjithshme, prioritetet tematike dhe rregullat bazë të zbatimit[1].

Shiko në EUR-Lex →

Ligj
Ligji Nr. 65/2022 — Ratifikimi i Marrëveshjes Kuadër Financiare të Partneritetit IPA III
Ligji që ratifikon Marrëveshjen Kuadër Financiare të Partneritetit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për IPA III[2].
Urdhër Kryeministri
Nr. 120, datë 1.8.2022
Procedura e bashkërendimit institucional ndërmjet SASPAC dhe strukturave të administratës shtetërore, për koordinimin e planifikimit strategjik, programimit dhe monitorimit të ndihmës së huaj.

Shkarko dokumentin →

VKM
Nr. 540, datë 20.9.2023 — Menaxhimi Indirekt i IPA III
“Për caktimin e funksioneve, përgjegjësive dhe marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve dhe strukturave për menaxhimin indirekt të asistencës financiare të BE-së nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit 2021–2027 (IPA III)”[2].

Shiko në QBZ →

Strategji
Strategjia e Komunikimit dhe Vizibilitetit IPA III 2024–2027
Kuadri institucional për informimin e publikut mbi mbështetjen e BE-së — transparencë, ndërgjegjësim dhe vizibilitet i fondeve përmes mesazheve të qarta dhe kanaleve të koordinuara.

Shkarko strategjinë (PDF) →

Lidhje të dobishme

Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian

Institucione kombëtare

Brenda faqes SASPAC

Burime dhe referenca · 11 burime zyrtare
ShfaqFshih

Të dhënat janë verifikuar nga burimet zyrtare më poshtë. Kontakto SASPAC për sqarime.

  1. Komisioni Evropian — DG NEAR: Overview — Instrument for Pre-accession Assistance. enlargement.ec.europa.eu ↗
  2. SASPAC: Raporti Vjetor i Zbatimit të IPA 2023 (Ligji 65/2022, VKM 540/2023, 17 prioritete). PDF ↗
  3. IPA III Programming Framework — Commission Implementing Decision C(2021) 8914. PDF ↗
  4. EUR-Lex: Regulation (EU) 2021/1529 — IPA III (20 prioritete tematike, Aneksi II). eur-lex.europa.eu ↗
  5. SASPAC — Faqja IPA III (anglisht): Dokumentet e Veprimit 2025–2027, Programet Operacionale, Dritarja 4 (25% / €105.5M). saspac.gov.al/en/ipa-iii ↗
  6. Interreg IPA South Adriatic 2021–2027 — buxhet total €81,258,768.19 (Itali–Shqipëri–Mal i Zi). italy-albania-montenegro.eu ↗
  7. C(2022) 9165 — Commission Implementing Decision, 5.12.2022 (plani vjetor IPA 2022). DG NEAR ↗
  8. ACT-61604 / C(2022) 9163 — State and Resilience Building Contract for Albania (IPA 2023). DG NEAR ↗
  9. European Newsroom, 26.06.2025 — Komiteti Monitorues IPA: investim i përbashkët €186M për 3 OP (30% bashkëfinancim). europeannewsroom.com ↗
  10. C(2024) 5760 — OP “EU for Youth Employment” Shqipëri 2024–2027 (ACT-62470), 20.8.2024. DG NEAR ↗
  11. WBIF — Albania: €333.4M grante gjithsej (€330.7M IPA BE + €2.7M bilateral). wbif.eu/beneficiaries/albania ↗

Përditësuar: Prill 2026 · shifrat financiare mund të përditësohen sipas marrëveshjeve dhe raporteve të ardhshme të SASPAC.